Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar pas refuzimit të kryeministrit Sali Berisha për uljen në tryezën e bisedimeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje për problemin e Qarkut të Fierit. Sipas Ramës deklarata e Berishës është shprehje e mungesës totale të vullnetit për të dalë nga situata me dialog e mirëkuptim.


“KM thotë:”Takohem në çdo orë po jo vetëm unë do them atë që dua unë, po edhe opozita duhet të thotë atë që dua unë të thotë!”E padëgjuar! I përsëris: N.q.s. do votën e opozitës ulu në tryezë dhe ballafaqohu me argumentet e opozitës, pa vënë kushte prej pengmarrësi për opozitën”, shkruan Rama në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”.


Më tej lideri i selisë rozë ka deklaruar se Berisha refuzon kërkesën e opozitës për ta kërkuar zgjidhjen përmes dialogut: “sepse s’do votat e opozitës por justifikimin pse s’merr dot statusin! Ja pra pse e mban peng Fierin Saliu dhe pse refuzon të ballafaqojë argumentet për gjetjen e zgjidhjes! Që nesër të thotë: Fajin e ka opozita! Përsëri i them: Takohu me opozitën dhe të ballafaqohemi. Edhe në sytë e shqiptarëve po të duash. Ti bishtnosh ballafaqimit d.m.th. s’do zgjidhje”.


19 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)