Foto ilustruese


Vret aksidentalisht të kushëririn, ndalohet autori. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Zall Herr, Tiranë, ku viktimë ka mbetur Bedri Dani, 23 vjeç.


Të dhënat nga policia bënë të ditur se, ngjarja ka ndodhur në Zall Herr dhe se në raportimet paraprake u raportua për një vetëvrasje me çifte. “Pas hetimeve më të detajuara në komisariatin nr 5 dhe drejtoria e policisë Tiranë, u zbulua se kishim të bënim me një vrasje nga pakujdesia e shkaktuar nga shtetasi Naim Dani, djali i xhaxhait të viktimës”, njoftoi policia.


Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të në cilat ndodhi ngjarja.


19 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)