Misioni i vështirë i mjekëve shqiptarë ndër vite është nderuar nga Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, i cili dhuroi rreth 70 certifikata simbolike mirënjohjeje, me motivacion “për kontributin e dhënë në shërbim të popullit dhe përkushtimin e tyre human në këto 100 vite”.


Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Tavo shprehu mirënjohje të thellë për kontributin dhe shembullin e mjekëve, duke i quajtur ata si simbol i atributeve sublime njerëzore. Në këtë ceremoni Ministrit Tavo i është dorëzuar edhe dokumenti i rëndësishëm, Statuti i Parë i Ministrisë së Shëndetësisë, ai i vitit 1920.


Në ceremoni morën pjesë mjekë dhe familjarë të shumtë, të cilët iu bashkuan kësaj ceremonie festive dhe nderimi.


20 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)