Procesi 


Gerdeci - seanca e gjyqitProkurorisë së Apelit i është dashur pothuajse një ditë që të lexojë ankimimin voluminoz mbi të cilin organi i akuzës kundërshton vendimin e Shkallës së Parë. Dy prokurorët Shkëlqim Hajdari dhe Edmond Hyka u janë referuar provave dhe fakteve mbi të cilat Gjykata e Apelit, sipas tyre, duhet të rrëzojë vendimin e gjyqtarëve Ridvan Hado, Shefkie Demiraj dhe Fatmira Hajdari. Prokurorët thanë se Gjykata e Tiranës është treguar kontradiktore dhe se ka gabuar kur interpreton akuzën e vrasjes me dashje, e cila sipas kësaj gjykate nuk është kryer as nga subjekti “Albademil” dhe as nga të akuzuarit e tjerë. Prokuroria, ndryshe nga Gjykata e Tiranës, pohon se personat e tragjedisë së Gërdecit janë vrarë me dashje. Akuza solli shpjegime të tilla si “të pandehurit me dashje kanë përdorur metoda të papërshtatshme për demontimin në Gërdec, me dashje kanë punësuar personel të pakualifikuar dhe po me dashje kanë marrë madje në punë edhe fëmijë të mitur”.