Policia e Shkodrës ka dhënë detaje ditën e sotme rreth ngjarjes që tronditi dje këtë qytet, kur një person mbeti i vrarë, ndërkohë që dy të tjerë u plagosën ndërsa u qëlluan me breshëri automatiku në afërsi të konvikteve të Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’. Si rezultat mbeti i vrarë i riu Aleksandër Qarri, ndërsa plumbat prekën edhe dy persona të tjerë, Lekë Marku e August Begaj.


Sipas policisë, Qarri nuk ka qenë objektivi i vërtetë i atentatit, por plumbat që i morën jetën të riut ishin nisur për njërin prej të plagosurve, Lekë Marku i cili sipas bluve të qytetit verior ka probleme me gjakmarrjen.


Ndërkohë, policia ka kryer shoqërimin e një personi të dyshuar se ka kryer atentatin e djeshëm, por hetimet lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende.

21 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)