Deklaratat e kryeministrit, gjatë ceremonisë së 50-vjetorit të gjimnazit “Ismail Qemali”


Kryeministri Berisha ishte e pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e organizuar me rastin e 50-vjetorit të krijimit të gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë ku vlerësoi shkollën në fjalë për standardet e larta në mjedise dhe në mësimdhënie.


“Kam gjetur shkollën më moderne që kam vizuar ndonjëherë në jetën time. Përshëndes ish-msuesit dhe mësuesit e këtij gjimnazi”, tha Berisha.


Gjithashtu, gjatë fjalës së tij mbajtur me këtë rast përpara nxënësve dhe mësuesve të këtij gjimnazi, kryeministri premtoi se qeveria e tij do të vijonte më tej investimet në arsim në mënyrë që ky gjimnaz të jetë model për të gjithë të tjerët.


“Unë ju garantoj që qeveria do të bëjë investime të tjera në mënyrë që këto arritje të mos njohin kufij. Në model e këtij gjimnazi do bëjmë gjithçka që të gjitha shkollat e vendi të shndërrohen në shkolla të mësimit dixhital, të laboratorëve dhe pajisjeve më moderne që të rritet sa më shumë cilësia. Për qeverinë arsimi ka qenë dhe mbetet përparësia e të gjitha përparësive”, tha Berisha.


Më tej, kryeministri, duke marrë shkas nga harta e vizatuar në muret e shkollës prej nxënësve, ku shiheshin bashkë të gjitha trojet shqiptare, theksoi se ëndrra e shqiptarëve për bashkim kombëtar duhet të realizohet së bashku me ëndrrën e madhe për integrim në Europë.


“Kudo që jetojnë ne do bëjmë gjithçka të bashkohemi njëri me tjetrin dhe të realizojmë në Europë ëndrrën më të bukur, ëndrrën bashkimit kombëtar”, u shpreh kryeministri.


22 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)