Gjykata e Matit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit Fatjon Barmeta.


Trupi gjykues ka vendosur të lërë në arrest me burg shtetasit Astrit Boja dhe Fatjon Cani, të cilët akuzohen për vrasjen dhe më pas groposjen e 23-vjeçarit.


Fatjon Barmeta, 23 vjeç, u gjet i groposur pranë një karburanti rreth 1 km larg Klosit, 3 ditë pasi rezultonte i humbur për familjen e tij. I riu dyshohet se u vra me mjete të forta dhe më pas u gropos nga Astrit Boja dhe Fatjon Cani.


23 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)