Shqipëria nuk e ka humbur “betejën” për të marrë në dhjetor statusin e vendit kandidat për në BE, por nuk do të propozohet hapja e negociatave për anëtarësim. Deklarata ka ardhur nga komisioneri për zgjerim në BE, Stefan Fyle, i cili ka marrë pjesë në forumin 4 të shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor, të zhvilluar në Zagreb. “Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishëm gjatë vitit të kaluar, sidomos në marrëveshjet ndër-partiake në procesin e reformave të Bashkimit Evropian, si dhe plotësimin e një numër reformash substanciale të caktuara si prioritete nga Komisioni Europian. Ne nuk jemi duke propozuar hapjen e negociatave për anëtarësim, por statusi i kandidatit është brenda mundësive”,- tha Fule, i cili u shpreh i hapur në mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit, por më parë duhen plotësuar disa kushte.
“Sfida e parë në qendër të politikës së zgjerimit është sundimi i ligjit. Kjo është edhe tema e paketës së zgjerimit 2012. Vendet që dëshirojnë të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian duhet të fillojë reformat në të sistemin gjyqësor dhe administratën publike duke siguruar kornizat të forta në vend për të parandaluar korrupsionin. Sfida e dytë horizontale është bashkëpunimi rajonal dhe në Ballkanin Perëndimor. Dhe së treti sfidat ekonomike, përqendrimi në nevojën për të konsoliduar stabilitetin ekonomik dhe financiar, në procesin e pranimit duhet trajtimi i kritereve ekonomike sa më shpejt të jetë e mundur”,- tha ai. I pyetur për Kosovën, komisioneri Fyle ka deklaruar se Prishtina është gati të hapë negociatat për marrëveshjen e stabilizimit dhe asocimit në BE dhe se propozimi do të bëhet sapo autoritet të kenë adresuar disa çështje të identifikuara në disa fusha.
26 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)