Qeveritë


Zogu, Hoxha dhe Berisha, drejtuesit më jetëgjatë të shtetit


Fatjona Mejdini


Formimi i qeverisë së Shqipërisë ka qenë gjithmonë një sfidë e madhe dhe kjo duket teksa bën një përmbledhje të tyre nga 1912 deri në ditët e sotme. Mosnjohja e formimit të shtetit shqiptar, kërcënimet nga vendet fqinjë, lufta e brendshme politike dhe tendencat autoritariste kanë dominuar skenën politike në 100 vjet, duke e bërë atë një terren të pasigurt për qeveri. Ajo që bie në sy lidhet me qeveri të shkurtra dhe madje njëditore të krijuara në një shekull dhe nga ana tjetër, qëndrime të gjata në pushtet, jashtë limitimeve normale të një vendi demokratik. Formimi i qeverive dhe qëndrueshmëria e tyre tregon qartë se cilët kanë qenë drejtuesit e shtetit me më shumë jetëgjatësi në skenën politike shqiptare. Ata që spikasin në periudha të ndryshme për mbajtjen e pushtetit janë Ahmet Zogu deri në pushtimin fashist të Shqipërisë, Enver Hoxha deri pak para tranzicionit shqiptar dhe Kryeministri aktual Sali Berisha, deri në ditët tona. Është interesante se të tre këta udhëheqës nuk e kanë mbajtur pushtetin vetëm duke pasur postin e kryeministrit, por kanë provuar forma të tjera të ushtrimit të pushtetit, si nëpërmjet shpalljes mbret, zgjedhjes sekretar i parë dhe president. Momenti i Shpalljes së Pavarësisë dhe deri në vitin 1922 mban një rekord për mosqëndrueshmërinë e qeverive, deri në momentin që Ahmet Zogu merr drejtimin. Ndonëse me shkëputje të vogla, siç është rasti i Revolucionit të Qershorit në vitin 1924 arriti të drejtonte “de facto” shtetin shqiptar. Në vitin 1928 ai e shpalli veten mbret dhe formoi një sërë kabinetesh qeverisëse, por mbi to qëndronte pushteti absolut i tij. Nga ana tjetër, Hoxha e nisi karrierën politike si drejtues i Frontit Nacional Çlirimtar dhe e ushtroi për disa vite detyrën e kryeministrit. Por e la atë dhe filloi të ushtronte një pushtet absolut përmes pozicionit si sekretar i parë i Partisë Komuniste dhe asaj të Punës, deri në momentin që ai vdiq. Pushteti i Hoxhës është më i gjati në historinë shqiptare dhe po kështu të paktë janë emrat që ai ka zgjedhur për drejtues të qeverisë, të cilët kufizohen tek Mehmet Shehu dhe Adil Çarçani. Pas rënies së komunizmit në vend, duke nisur nga mesi i vitit 1992 dhe deri në vitin 1997, njeriu i cili ka pasur shumë pushtet ka qenë Sali Berisha, i cili pavarësisht se ka mbajtur rolin e Presidentit të Republikës “de facto” ka qenë një drejtues i shtetit. Pas ndërrimit të pushtetit, ish-kryeministri Fatos Nano ka qëndruar për një kohë relativisht të shkurtër në qeverisje, për të ardhur te viti 2005 i cili shënon dhe kohën kur Partia Demokratike e drejtuar nga Berisha mori pushtetin. Prej shtatë vjetësh, Sali Berisha mban pushtetin si kryeministër dhe ka deklaruar se ka ndërmend të jetë në krye të qeverisë të paktën deri në vitin 2017.


 


 


 


 


Qeveria e parë e Shqipërisë (4 dhjetor 1912-22 janar 1914)


 


Ismail Qemali– kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme


Dom Nikollë Kaçorri (deri më 30 mars 1913)- zëvendëskryeministër


Mufit Libohova (Esat Toptani korrik-shtator 1913) Hasan Prishtina (shtator-20 nëntor 1913), Fejzi Alizoti (nëntor 1913) – ministër i Pnëve të Brendshme.


Abdi Toptani (Aziz Vrioni, tetor 1913), Gjergj Çako – ministër i Financave


Mit’hat Frashri (deri më 30 mars 1913) Pandeli Cale – ministër i Punëve Botore


Mehmet pashë Dëralla – ministër i Arsimit


Luigj Gurakuqi– ministër i Arsimit


Pandeli Çale (Hasan Prishtina, 15 shtator-10 tetor 1913) (Qemal Karaosmani, nëntor 1913-janar 1914) – ministër i Bujqësisë


Lef Nosi – ministër i Postë-Telegrafëve


Petro Poga– ministër i Drejtësisë


Preng Bidë Doda – zëvendëskryeministër


 


 


 


 


 


14 mars-20 maj 1914


 


Kryeministër – Turhan Pashë Përmeti


 


28 maj-3 shtator 1914


 


Kryeministër – Turhan Pashë Përmeti


 


5 tetor 1914-27 janar 1916


 


Kryeministër-Esat Pashë Toptani


 


25 dhjetor 1918-29 janar 1920


 


Kryeministër-Truhan Pashë Përmeti


 


 


Qeveritë pas Kongresit të Lushnjës


 


 


30 janar-14 nëntor 1920


Kryeministër – Sulejman Delvina


 


15 nëntor 1920 – 1 korrik 1921


Kryeministër – Iliaz Vrioni


 


11 korrik-16 tetor 1921


Kryeministër – Iliaz Vrioni


 


16 tetor–6 dhjetor 1921


Kryeministër – Pandeli Evangjeli


 


6 dhjetor 1921


Kryeministër – Qazim Koculi


 


12-24 dhjetor 1921


Kryeministër – Idhomeno Kosturi


 


24 dhjetor 1921-2 dhjetor 1922


Kryeministër – Xhaferr Ypi


 


2 dhjetor 1922-25 shkurt 1924


Kryeministër – Ahmet Zogu


 


3 mars-27 maj 1924


Kryeministër – Shefqet Vërlaci


 


30 maj-10 qershor 1924


Kryeministër – Iliaz Vrioni


 


16 qershor-24 dhjetor 1924


Kryeministër – Fan Noli


 


6-31 janar 1925


Kryeministër – Ahmet Zogu


 


12 shkurt-20 tetor 1927


Qeveri e Petro Pogës


 


24 tetor 1927-10 maj 1928


Qeveri e Iliaz Vrionit


 


11 maj–1 shtator 1928


Qeveri e Hiqmet Delvinës


 


5 shtator 1928-5 mars 1930


Kryeministër – Kostaq Kotta


 


6 mars 1930-11 prill 1931


Kryeministër – Pandeli Evangjeli


 


20 prill 1931-7 dhjetor 1932


Kryeministër – Pandeli Evangjeli


 


11 janar 1933-16 tetor 1935


Kryeministër Pandeli Evangjeli


 


21 tetor 1935- 7 nëntor 1936


Kryeministër – Mehdi Frashri


 


9 nëntor-7 prill 1939


Kryeministër Kostaq Kotta


 


 


Pushtimi Fashist


 


12 prill 1939-3 dhjetor 1941


Kryeministër – Shefqet Vërlaci


 


3 dhjetor 1941 – 4 janar 1943


Kryeministër – Mustafa  Kruja


 


18 janar-11 shkurt 1943


Kryeministër – Ekrem Libohova


 


12 shkurt-28 prill 1943


Kryeministër – Maliq Bushati


 


11 maj-10 shtator 1943


Kryeministër – Ekrem Libohova


 


5 nëntor 1943-16 qershor 1944


Kryeministër – Rexhep Mitrovica


 


18 korrik-28 gusht


Kryeministër Fiqri Dine


 


6 shtator-25 tetor 1944


Kryeministër Ibrahim Biçakçiu


 


 


Regjimi komunist i Enver Hoxhës


 


23 tetor 1944-19 korrik 1954


Kryeministër Enver Hoxha


 


20 korrik 1954-18 dhjetor 1981


Kryeministër Mehmet Shehu


 


15 janar 1982-21 shkurt 1991


Kryeministër Adil Çarçani


 


 


Tranzicioni deri në ditët e sotme


 


22 shkurt–11 qershor 1991


Kryeministër – Fatos Nano


 


11 qershor-6 dhjetor 1991


Kryeministër – Ylli Bufi


 


18 dhjetor-13 prill 1992


Kryeministër Vilson Ahmeti


 


13 prill 1992–1 mars 1997


Kryeministër Aleksandër Meksi


 


11 mars-20 korrik 1997


Kryeministër Bashkim Fino


 


25 korrik 1997-28 shtator 1998


Kryeministër Fatos Nano


 


2 tetor 1998-25 tetor 1999


Kryeministër Pandeli majko


 


-28 tetor–29 janar 2002


Kryeministër -Ilir Meta


 


22 shkurt-25 korrik 2002


Kryeministër Pandeli Majko


 


29 korrik 2002-10 shtator 2005


Kryeministër Fatos Nano


 


10 shtator 2005 deri tani


Kryeministër Sali Berisha