Propozimi
Ndonëse dy muaj pas çeljes zyrtare të vitit të ri akademik, mësohet se do të ketë shtesë kuotash në disa fakultete.
Bëhet fjalë konkretisht për Fakultetin e Drejtësisë, Ekonomikut dhe Mjekësisë. Burime në Ministrinë e Arsimit bëjnë me dije se propozimi drejtuar këtij institucioni është përgatitur nga dekanët e fakulteteve. Pas shpalljes së listës së fituesve dhe kuotave shtesë, do të ketë sërish vende të lira, për kandidatët që listohen pas fituesve të fundit, duke respektuar numrin që do t’i ofrohet secilit prej fakulteteve.
Burime në MASH sqarojnë për gazetën “Shqip” se ministri i Arsimit nuk e ka firmosur ende propozimin e dekanëve të Fakultetit të Mjekësisë, Drejtësisë apo Ekonomikut. Por nga ana tjetër, ata theksojnë se në rast se do të miratohet një tjetër listë për kandidatët në “garë”, kuotat do të arrijnë në 70 në total, shpërndarje që do ta bëjnë fakultetet pretendente, sipas domosdoshmërisë që kanë. Sipas të dhënave, rezulton se 70 vendet e lira do të duhet të shpërndahen jo vetëm për fakultetet e Universitetit të Tiranës, por edhe për filialet e tij, që pozicionohen në qytetet e tjera të vendit. Sh.Me