Një foshnje 4-muajshe është gjetur e braktisur pranë një shkolle private, në zonën e Saukut. Bebja e seksit mashkull, është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.


Mësohet se pranë shtresave me të cilat ishte mbuluar foshnja është gjetur një letër ku shkruhej shkurt: S’mundem. Mësohet se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është dërguar në “Shtëpinë e Fëmijës Zyber Halulli”. Policia ka nisur hetimet për gjetjen e prindërve biologjikë.


30 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)