Kryeministri turk Recep Tayyip Erdoğan është përpjekur, por ka dështuar të bindë Shqipërinë që të heqë dorë nga planet për të abstenuar me votën e saj në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për kërkesën e Palestinës për status në OKB, duke kërkuar prej kryeministri të saj që të votojë pro kësaj kërkese.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja turke, ‘Hyrriet’, e cila raportin se Erdogan i ka telefonuar personalisht kryeministrit të një vendi për ta diskutuar planin e tij për një abstenim në votimin për statusin e Palestinës në OKB. Më tej Erdogan mësohet të jetë shprehur: “Në botë ka shumë frikacakë”, duke iu referuar sipas gjasave kryeministrit Berisha.
Shqipëria, vendi i cili raportohet se ishte në qendër të kritikave të Erdogan, e ndryshoi vendimin duke mos votuar kundër, por duke abstenuar, pas presioneve të forta të Ankarasë, por refuzoi të votojë pro palestinezëve, raporton gazeta ‘Hyrriet’.
Erdogan mësohet t’i ketë bërë presion kryeministrit shqiptar Sali Berisha, duke i shpjeguar se një votë abstenuese do të kishte të njëjtën vlerë me një votë kundër.
“U thashë atyre se kjo do të dëmtonte marrëdhëniet dypalëshe që ne kemi. Madje, kjo do të na mërziste shumë”, – tha Erdogan.
2 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)