Një 23-vjeçar u arrestua nga policia e rrethit Korçë pasi tentoi të zhvaste nëpërmjet kanosjes të paktën një biznesmen. Lajmi u raportua të dielën nga burimet zyrtare.
Bernard Xhialli, banues në fshatin Belorta, tentoi t’i vendoste një gjobë biznesmenit L.M., duke kërkuar që të përvetësonte shumën prej 5 mijë eurosh nëpërmjet kërcënimit dhe forcës.
Pas informatave të marra në rrugë operative, forcat e rendit bënë të mundur prangosjen e të riut, të cilit iu gjetën në cilësinë e provës materiale tetë telefona celularë dhe 18 karta SIM. Arrestimi i gjobëvënësit u realizua pas bashkëpunimit të forcave të rendit, me Krimet e Rënda.
2 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)