Greqi – Katër shqiptarë, anëtarë të një grupi të krimit të organizuar, janë arrestuar në qytetin e Nafplios në Greqi ditën e premte, pasi dyshohen se kanë ndihmuar një bashkatdhetar për t’u arratisur nga burgu. 40-vjeçari shqiptar, i dënuar në burgun grek të Nafplios, mundi të arratisej kur po transferohej nga një spital lokal për në burg më 20 gusht të këtij viti. Në këtë moment, ai është ndihmuar nga shqiptarët e tjerë, të cilët të armatosur kanë qëlluar me armë në ajër, duke mundësuar arratisjen e 40-vjeçarit shqiptar. Sipas mediave greke, besohet se i arratisuri mund të jetë kthyer në atdheun e tij. I arratisuri shqiptar ishte i dënuar me 20 vite në burgun e Nafplios për përfshirje në banda kriminale dhe në vjedhje. Policia greke e Janinës dhe Thesprotisë pas arratisjes nga burgu ngriti dyshimin se i dënuari mund të tentonte të hynte në Shqipëri.