Ministri i Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos i është rikthyer deklaratës së kryeministrit Berisha më 27 nëntor në Vlorë, duke ritheksuar edhe një herë qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje. Avramopulos e ka konsideruar sërish si të papranueshme deklaratën e kryeministrit shqiptar, duke theksuar se të tilla deklarata nuk bëjnë gjë tjetër veçse dëmtojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes vendeve të rajonit, duke e kthyer atë më keq se në të shkuarën.
“Deklaratat ishin të papranueshme. Kam vendosur të anuloj vizitën time pasi kërkova një riformulim të deklaratës, i cila përfundimisht erdhi, por ishte tepër vonë”- është shprehur ai.
Ministri i Jashtëm grek theksoi se Greqia synon që të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët, gjë të ciklës sipas tij nuk i kontribuon aspak deklarata e Berishës.
“Ne duam marrëdhënie miqësore dhe ne do të vazhdojmë të marrim iniciativa në këtë drejtim. Por në çështjet e dinjitetit kombëtar dhe integritetit, ne kemi linja qarta. Tirana e mori këtë mesazh me zë të lartë dhe të qartë. Dhe është shumë e rëndësishme që edhe Komisioni Europian lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Shqipërisë”, – tha ai.
3 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)