Gjendet i vdekur në një banesë një 39-vjeçar nga Tirana. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e “Alliasit”. Burimet policore sqarojnë se 39-vjeçari Fredi Rustemi është gjetur i pajetë në një banesë të pabanuar.
Po sipas këtyre burimeve mësohet se viktima ishte endacak dhe përdorues droge. Trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore, nga të cilat pritet të hidhet dritë mbi shkaqet e vdekjes së 39-vjeçarit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
3 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)