Aktualitet Ekstradohet Bedri Çala, vrau të motrën dhe një bashkëfshatar në ‘97

Ekstradohet Bedri Çala, vrau të motrën dhe një bashkëfshatar në ‘97

555
SHPËRNDAJE
Foto Ilustruese

Ekstradohet nga Londra 37-vjeçari Bedri Çala, “stërmbullari” i hasmërisë mes fiseve Çala dhe Yzeiri nga Berati. Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit sqaruan  se 37-vjeçari Çala është ekstraduar sot nga Londra, pasi ky shtetas ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar me një vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Më datën 11.05.2000, kjo gjykatë e ka dënuar me 20 vjet burg për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Historia

Ngjarja për të cilën është dënuar Bedri Çala, ka ndodhur më 9 maj të vitit 1997, kur ai ekzekutoi me 5 plumba pranë gardhit të tij, 28-vjeçarin Lefter Yzeiri pasi mendoi se ai kishte lidhje për qëllime jo të ndershme me të motrën. Në ngjarje u përfshinë nëna dhe e motra e tij 21-vjeçare. Në gjaknxehtësi e sipër Bedriu vrau edhe motrën e tij M.Çala dhe plagosi të ëmën. Megjithë përpjekjet për të falur gjakun, babai i viktimës, Nezir Yzeiri, nuk e pranoi pajtimin dhe nga ajo ditë nisi kalvari i gjatë i hasmërisë mes dy fiseve nga fshati Rërëz i Beratit, konflikt që sipas policisë ka marrë 17 jetë njerëzish.

4 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)