Prezantimi 


Shoqata kulturore “Dragare” prezanton nesër, në orën 18:00, pranë bibliotekës së Institutit Italian të Kulturës, librin kushtuar një prej personazheve më interesante, Joyce Lussu-s, me titull “Joyce Lussu; të gjitha rrugët më çojnë në shtëpi”. Nisma është pjesë e aktivitetit me titull “Joyce Lussu. Njëqindvjetori i një udhëtuese të madhe”, mbështetur nga Rajoni i Puglia-s (zyra përgjegjëse për Mesdheun), dhe lind falë viteve njohjesh, studimi dhe thellimi të mendimit dhe të jetës së Joyce, nga ana e shoqatës kulturore “Dragare”. Libri është shkruar nga Ornella Vita Palmisano dhe Ira Panduku, të cilat do të bëjnë një prezantim të kësaj protagonisteje të jashtëzakonshme të viteve 1900, mendimtare, partizane, shkrimtare dhe përkthyese e poetëve me kombësi të ndryshme. Ajo shquhet gjithmonë për reflektim të gjallë mbi vlerat e paqes dhe urtësisë së grave. Libri i publikuar më parë në gjuhën italiane nga “Zephyro”, vjen në shqip si botim i “Flesh”.