Ndeshjet
Nata e verdikteve të Champions i shikon anglezët të ikin kokulur
Paris Saint Germain i ka mjaftuar një fitore 2-1 ndaj Portos në një ndeshje të ndezur dhe me shumë tension për të marrë vendin e parë në grupin A të Champions League. Silva dhe Laveci kanë zbehur golin e Martinez. PSG kualifikohet si e para e Grupit A, Porto e dyta, ndërsa Dinamo e Kievit, pas barazimit 1-1 në shtëpinë e Dinamos së Zagrebit shkon në Europa League. Në Grupin B, Arsenali është mundur 2-1 në fushën e Olimpiakosit dhe nuk ka mundur t’ia marrë vendin e parë Shalkes, e cila me barazimin 1-1 në shtëpinë e Monpeliesë, kualifikohet si kryesuese. Në Europa League do të shkojnë pikërisht grekët, të cilët nuk kanë toleruar edhe pse e kishin siguruar këtë vend që më parë. Në Grupin C Milani i ka lejuar vetes një humbje 1-0 në shtëpi ndaj Zenitit. Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Dani në minutën e 35-të. Me gjithë përpjekjet e shumta të kuqezinjve italianë, asgjë nuk ka ndryshuar deri në fund. Milani ishte kualifikuar më parë si e dyta e grupit, pas Malagës, e cila ka barazuar mbrëmë 2-2 në shtëpi ndaj Anderlehtit. Mançester Siti është “koka e prerë e “Grupit të ferrit”, atij D, pasi me humbjen e djeshme 0-1 në fushën e Borusia Dortmundit, të klasifikuar e para. Kjo ndeshje ka dhuruar shumë emocione, por pak gola. Ndërkohë që Reali i Madridit nuk e ka kursyer aspak Ajaksin e Amsterdamit, të cilin e ka mundur me rezultatin e thellë 4-1 me gola të Ronaldos (13’), dopjetë e Kalejon (28’, 88’) dhe Kaka 38’. Golin e vetëm nderit për holandezët në “Bernabeu” e shënoi Boerrigter (59’). Me gjithë humbjen e mbrëmshme, Ajaksi është skuadra që do të luajë në Europa League.
Grupi i ferrit
Në “Grupin e ferrit”, Borusia Dortmund mund Sitin dhe fiton vendin e parë, duke lenë Realin të dytin, por që është një minë me sahat për të mëdhenjtë e kualifikuar
Champions League
DJE
Grupi A
D. Zagreb-D. Kiev 1-1
Krstanoviç (11-m) / Jarmolenko 45’
Paris S.G.-Porto 2-1
Silva 30’, Laveci 61’ / Martinez 33’
Grupi B
Montpelie-Shalke 1-1
Herrera 60’ / Hëvedes 56’
Olimpiakos-Arsenal 2-1
Matias 64’, Mitroglu 73’ / Rozicki 38’
Grupi C
Milan-Zenit 0-1
Dani 35’
Malaga-Anderleht 2-2
Duda 45’, 61’ / Jovanoviç 50’, Mbokani 89’
Grupi D
B. Dortmund-Man. Siti 1-0
Shiber 57’
Real Madrid-Ajaks 4-1
K. Ronaldo 13’, Kalejon 28’, 88’, Kaka 38’ / Boerrigter 59’
SOT
Grupi E
20:45 Çelsi-Nordsjaelland
20:45 Shakhtar D.-Juventus
Grupi F
20:45 Bajern Mynih-BATE Borisov
20:45 Lilë-Valencia
Grupi G
20:45 Barcelona-Benfica
20:45 Sëlltik-Spartak Moska
Grupi H
20:45 Braga-Galatasarai
20:45 Man. Junajtid-CFR Kluzh