Spahiu: Nuk bëhet Shqipëria, nëse nuk arrestohet Sali Berisha

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka akuzuar sot kryeministrin Sali Berisha se e ka zhytur Shqipërinë në korrupsion, duke bërë që Shqipëria të renditet ndër vendet më të korruptuara.

“Sali Berisha është kryeministri më i korruptuar, është më i korruptuar se Hashim Thaçi, madje shumë herë më i korruptuar se Fatos Nano, dhe ky tashmë është një fakt zyrtarë i publikuar së fundmi nga raporti i indeksit të korrupsionit nga “Transperency International”, ka thënë Spahiu në një deklaratë për shtyp, pas publikimit të raportit të TI-së për indeksin e korrupsionit.

Kreu i AK-së i ka bërë apel qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian të izolojnë kryeministrin më të korruptuar siç është Sali Berisha. “Unë kam dy apele për të bërë publik sot. I pari i drejtohet vendeve të Bashkimit Evropian që duhet të izolojnë personin më të korruptuar i cili i ka vënë vendit vulën më të hidhur në këto 100 vite histori, atë të korrupsionit pakufij. Apeli i dytë i drejtohet të rinjve, brezit të ri të juristëve shqiptarë, të cilët kanë detyrimin të dënojnë këtë individ që ka një lidhje të fortë më korrupsionin sepse Shqipëria bëhet vetëm me burgosjen e Sali Berishës”, deklaroi Spahiu.

Duke ndalur tek ngjarja e një ditë më parë ku mbi 30 aktivistë të Aleancës Kuq e Zi u ndaluan dhe shoqëruan në komisariatin e policisë në qytetin e Kavajës pas protestës së mbajtur në Vlorë në kundërshtim të mbajtjes së mbledhjes së qeverisë më të korruptuar në shtëpinë muze të Pavarësisë ku Ismail Qemali shpalli pavarësinë 100 vjet më parë. “Dje policia e Kavajës u vu në shërbim me servilizëm ekstrem ndaj urdhrave të shtetasit Sali Berisha. Sjellje brutale, me djemtë dhe vajzat aktivistë të Aleancës Kuq e Zi sepse ata u ngritën kundër denigrimit të historisë nga shefi më i korruptuar i ekzekutivit shqiptarë në 100 vjet histori. Arrestime politike do t’i quaja pa pikën e dyshimit sepse ndërsa protesta mbahej në Vlorë, policia u organizua për të ndaluar aktivistët e Aleancës Kuq e Zi në Kavajë. Një Zot e di pse kjo sjellje aspak profesioniste e efektivave të policisë së shtetit e cila paguhet nga taksat e shqiptarëve dhe vihet në shërbim të militantizmit dhe servilizmit ndaj shtetasit, tashmë më të korruptuar zyrtarisht, Sali Berisha” deklaroi ai.

5 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 5 Dhjetor 2012. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • gimi

    sala na u bo si enveri

  • gimi

    ————— A K FORCA

  • lili- harley

    po e mbajte fjalen te pakten 15 vota ike nga familja ime,sepse kete e kishte then edhe fatos nano por ai hyri ne pusht_tet per tu pasuruar me gjakun e shqiptareve,harley