Foto ilustruese


Një i ri është përplasur për vdekje teksa ecte në një nga lagjet periferike të qytetit bregdetar të Durrësit. Burimet policore sqaruan se automjeti tip “Audi” me targa DR 1964 E, i drejtuar nga shtetasi Izet Totorja ka aksidentuar një person ende të paidentifikuar nga policia.


I dëmtuari është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku dhe ka gjetur vdekjen nga plagët e marra. Burimet policore bëjnë të ditur se viktima është rreth 27 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40 të së enjtes, në lagjen 15 të qytetit.


Shërbimet e policisë shoqëruan drejtuesin e automjetit, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit vdekjeprurës dhe identifikimin e viktimës.


6 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)