FRD:Berisha në stafin e tij të ngushtë mban ish-komunistët dhe ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit
Blloshmi:Kryeministri tu kërkojë falje publike disidentëve antikomunistë
Fryma e Re Demokratike shpreh shqetësimin e thellë se qeveria aktuale po synon që në këmbim të votave elektorale të rehabilitojë periudhën e sistemit komunist dhe diktatorin Hoxha. Kryeministri që thotë se është i djathtë ka në qeverinë e tij tre ministra të cilët apeluan për nderimin dhe rehabilitimin e diktatorit Enver Hoxha. Kryetarja e Kuvendit, që është zv/kryetare e Partisë Demokratike, që pretendon se është e djathtë, me nismën e saj ne vend qe te ndermerte nismen per denimin dhe heqjen e dekoratave te diktatorit Hoxha, nderoi në parlament gjashtë kryeministrat e të majtës shqiptare, përfshirë zyrtarë të lartë të Partisë së Punës në dhjetor 1990 apo kryeministrin e PPSH më 1991. Qeveria aktuale, e cila thotë se është e djathtë, ndërmori publikisht një fushatë denigruese, fyese dhe kërcënuese ndaj ish të përndjekurve politikë, disidentë të regjimit komunist, duke refuzuar të drejtat e tyre dhe duke provokuar humbjen e jetës së të burgosurit politik, Lirak Bejko. Mazhoranca parlamentare, që thotë se është e djathtë, ka refuzuar disa herë miratimin e ligjeve që vendosin të drejtën historike për pronarët dhe ish të përndjekurit, sic edhe ndërkohë ka marrë vendime që vijnë në kundërshtim të plotë me parimet e të djathtës tradicionale e atdhetare, sic ishte shitja e territorit shqiptar një shteti fqinj apo privatizimin e pasurive publike në favor të sekserëve serbo-boshnjak deklaroi Drejtues i departamentit te ish te përndjekurve ne FRD z.Bedri Blloshmi.
Kryeministri dhe mazhoranca që pretendojnë se janë të djathtë nuk e mbajtën premtimin për ngritjen e një përmendoreje për ish të përdjekurit politik, as një muzeu të periudhës komuniste në Spac, sic nuk përfshinë në kalendarin e nderimeve të 100 vjetorit përkujtimin e asnjë figure politike të disidencës antikomuniste, madje lanë në heshtje edhe dëshmorët e demokracisë që nga Azem Hajdari dhe Arben Broci. Kryeministri flet për antikomunizëm por vetë ai në stafin besnik të bashkëpunëtorëve në arsim, diplomaci apo mbrojtje dhe ne çdo institucion qeveria e tij ka bijte e komunisteve dhe te sigurimit famekeqe te shtetit. Media e kryeministrit, që thur lavde për meritat e tij historike, vazhdon të drejtohet nga eksponentë të njohur të propagandës komuniste, shumica ish bashkëpunëtorë të policisë sekrete apo pjesëmarrës në fushatat e presekutimit kundër qytetarëve të pafajshëm. Kryetari i bashkisë Tiranë dhe këshilli bashkiak me shumicë të PD-së, që thonë se janë të djathtë, nderuan kohët e fundit duke i dhënë një rruge në Tiranë, emrin e një prej drejtuesve kryesorë të sigurimit të shtetit gjatë periudhës komuniste, Llambi Ziçishti I cili ka ka qene doktor personal i diktatorit.
Këto janë disa nga faktet sesi ky kryeministër dhe kjo qeveri, që erdhi në pushtet në emër të alternativës së djathtë, kanë humbur gjithcka nga identiteti politik dhe tradita konservatorë, kanë mashtruar votuesit e djathtë dhe mbështetësit historikë të kësaj tradite. Ata jo vetëm nuk janë më të djathtë, por janë pjesa me e semure e partise se punes. Të kesh kurajon jo vetem ta mbrosh por edhe ta nderosh Enver Hoxhën per gjemen qe i solli ketij populli per 50 vite te tera dhe të bësh thirrje për rehabilitimin e tij, do të thotë se ky vend qeveriset nga njerëz të papërgjegjshëm, pa respekt për historinë dhe as vuajtjet e sakrificat me jetë të mijëra shqiptarëve, të paaftë të kuptojnë se asnjë vend serioz europian nuk i nderon diktatorët dhe të pamoralshëm kur për disa vota të Partisë Komuniste janë të gatshëm të shkelin cdo normë, etikë dhe parim politik. Fakti se aleatët e rehabilitetit të diktatorit erdhën nga e majta në opozitë, tregon sesi qeveria e opozita, nuk kanë vullnet për të realizuar reformat që integrojnë Shqipërinë në BE, por kanë vullnet dhe konsensus për të rehabilituar Enver Hoxhën dhe regjimin e tij kriminal.
Kryeministri vetë duhet të jetë i pari politikan që të kërkojë falje publike vitet e gjata qe i shërbeu me zell e partishmëri të lartë regjimit komunist e diktatorit Hoxha. Ai duhet tu kërkojë falje qindra e mijëra disidentëve dhe antikomunisteve, ish të përndjekur, dhe qytetarë të pafajshëm që regjimi komunist presekutoi, dënoi, ekzekutoi apo internoi gjatë viteve te diktatures, kur sekretari ynë i parties z.Berisha i kalonte ditët më Byronë Politikë e familjen e diktatorit, herë në Paris, herë në Vjenë dhe herë në Drilon. Ai duket tu kërkojë falje me ne fund për deshmine e tij ne gjyqin politik te anti komunistit Hysen Shoshori. Ai duhet t’u kerkoje falje per zhgënjimet e mëdha dhe mashtrimin që u bëri idealit të pastër demokratëve që iu bashkuan ndryshimit demokratik më 1990, studentëve të dhjetorit dhe të gjithë atyre që besuan se Shqipëria do të ndahej përgjithmonë nga sistemi komunist. Ai, qeveria, parlamenti dhe çdo organ tjetër publik ka detyrimin të kërkojë falje për fushatën e pamoralshme rehabilituese për diktatorin Hoxha, si dhe për braktisjen që këto institucione i kanë bërë e po i bëjnë të gjithë atyre shtresave që iu kundërvunë diktaturës dhe diktatorit.