Një infermiere në Spitalin Mbreti Edëard VII në Londër, e cila i qe përgjigjur një telefonate të rreme mbi shëndetin e Dukeshës së Kembrixhit, është gjetur e vdekur, raporton BBC. Spitali, i cili e konsideroi atë pak ditë më parë si “një infermiere e klasit të lartë” tha se emri i saj është Jacintha Saldanha.
Policia mori një thirrje mëngjesin e sotëm për një grua që u gjet pa ndjenja në një adresë në qendër të Londrës.
Dejatet e kushteve mjekësore të dukeshës shtatzënë u zbuluan pa dashur nga infermierja për dy drejtues emisioni radioje në Australi. Çifti nga një radio në Sidnei, u shtirën si Mbretëresha Elisabet dhe Princi Charles.
Spitali njoftoi se infermierja Jacintha kishte rënë me të vërtetë viktimë duke menduar se po fliste me Mbretëreshën dhe dha informacione mbi gjendjen shëndetësore të princesës që ka magjepsur të gjithë botën.
Detajet e vdekjes së saj nuk bëhen ende të ditura.