Fillimisht prokuroria nisi procedimin penal ndaj shtatë personave, të dyshuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin mundësuar dhënien e paligjshme të patentave, në këmbim të parave. Por gjatë hetimit disamujor nuk janë arritur të sigurohen prova për disa prej tyre, ndaj prokuroria i ka përjashtuar nga hetimi. Mësohet se është pushuar hetimi ndaj zyrtarëve të tjerë të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Fier. Dosja hetimore është ndarë dhe pritet që një pjesë t’i kalojë për kompetencë Prokurorisë së Tiranës. Kjo, pasi dyshohet se të pandehurit kanë bashkëpunuar edhe me komisionerë të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në Tiranë.