Reali i Madridit


Mediat spanjolle vazhdojnë të zbulojnë skenarë të rinj mbi të ardhmen e Kristiano Ronaldos. Sipas së përditshmes “Marca”, “ylli” portugez po planifikon largimin në fund të sezonit, pasi nuk është i kënaqur nga ana financiare dhe me të drejtat e imazhit. Por nuk mund ta pranojë humbjen e lojtarit më të mirë të skuadrës presidenti Florentino Perez, i cili kërkon me të gjitha mënyrat të shmangë shitjen e yllit portugez, pavarësisht ofertës marramendëse prej 100 milionë eurosh që mund të vijë nga PSG. Numri një i klubit madrilen është gati t’ia përmbushë të gjithë kërkesat financiare, duke i ofruar një kontratë të re. Për të kënaqur sulmuesin 27-vjeçar, Perez do t’i sigurojë paratë nga transferimi i Rikardo Kakas në janar te Los Angeles Galaksi, pasi braziliani përfiton 10 milionë euro në sezon, shifër e barabartë me kontratën e Ronaldos, pavarësisht se në fushën e blertë diferencat janë shumë të mëdha.