Dhia e Shenjtë mbi shqiponjën dykrenore

Simbolika

Danajtë, që përbënin valën e parë të grekëve, e kanë njohur shqiponjën e Zeusit Pellazgjik të Dodonës në trojet që, rreth shtatë-tetë shekuj më vonë janë quajtur Helladë. Kjo shqiponjë u përdor edhe në emblemat dhe në stemat e Perandorisë Romake

Duke pasur parasysh këto që u thanë më lart, ne bindemi se koka e dhisë në përkrenaren e Skënderbeut e lidh Heroin Kombëtar Shqiptar me Dhinë e Shenjtë Amalthe të traditës pellazgo/ilire të Zeusit Dodonaeus, çka përbën një argument tjetër të vijimësisë pellazgo-iliro-shqiptare

Flamuri i arbërve/shqiptarëve dhe koka e Dhisë së Shenjtë në përkrenaren e Skënderbeut

Arsim SPAHIU*

Para do kohësh, një ose dy a tre dijetarë shqiptarë paskan thënë e përsëritur në televizor e më gjerë se “flamuri i Kastriotëve ka (ose na paska) prejardhje bizantine”.

Këtu duhet të kihet parasysh se nuk dihet ende në ka pasur Perandoria Bizantine flamur ose jo. Kërkimet vazhdojnë në këtë drejtim dhe sot e kësaj dite. Ajo që ka rëndësi, duhet të kihet parasysh gjithashtu se është bërë një listë e familjeve perandorake të Bizantit, ku renditen dinastitë që nuk e kanë përdorur fare simbolin e shqiponjës as si flamur, as si emblemë të dinastisë. Kjo dëshmon se simboli i shqiponjës i perandorëve bizantinë nuk është tradicional, pra nuk lidhet tradicionalisht me shqiponjën. Për më tepër, siç do ta shohim tani, simboli i shqiponjës bizantine nuk lidhet kurrsesi me shqiponjën e pellazgëve dodonas, ku gjendet prejardhja mitologjike, historike dhe arkeologjike e shqiponjës.

Shtoj se, të kishte figuruar shqiponja në ndonjë flamur bizantin ose parabizantin, ose helenik, do ta kishim parë edhe në flamurin e sotëm grek.

Tani të shohim në vijat më të përgjithshme se si qëndron puna. Sipas shumë historianëve, grekët kanë ardhur pa flamur në Ballkan, në shek. XVIII-XVII para e. s., por kohë më parë para arritjes së tyre në këtë gadishull, thuhet se qenka provuar arkeologjikisht se në trojet e hititëve, që shtrihen në jugperëndim të Anatolisë, janë gjendur fragmente skulpturore, monedha etj., me shqiponjën dykrenore me krahë të hapur, që datojnë në shek. XX para e. s., pra më se dy shekuj para ardhjes së grekëve të parë, që u vendosën në Ballkanin Jugor. Përgjithësisht, historianët pranojnë se në trojet e hititëve është provuar prania e pellazgëve që, siç do të shohim më poshtë, e kanë pasur shqiponjën si simbol dhe si atribut të Zeusit Pellazgjik të Dodonës.

Danajtë, që përbënin valën e parë të grekëve, e kanë njohur shqiponjën e Zeusit Pellazgjik të Dodonës në trojet që, rreth shtatë-tetë shekuj më vonë janë quajtur Helladë. Kjo shqiponjë u përdor edhe në emblemat dhe në stemat e Perandorisë Romake. Por, as romakët, me sa thonë historianët në përgjithësi, nuk kanë përdorur flamur. Në luftë, në vend të flamurëve ata përdornin stema, mburoja dhe, në prani të perandorit, shtonin flamuj me portrete të tij.

Në Perandorinë Romake të Lindjes, që më vonë u emërtua Perandoria Bizantine, përdorimi i shenjave emblematike nuk pati ndonjë zhvillim të mëtejshëm. Kështu, shqiponja me një kokë e Perandorisë Romake u përdor në Perandorinë Bizantine si më parë, para ndarjes. Perandori Bizantin i Lindjes, njëlloj si Qezari dhe Augusti, mbante për emblemë shqiponjën me një kokë, të kthyer nga e djathta, që përbënte vetëm një emblemë të familjes perandorake dhe kaq. Sipas teorive më të përhapura mbi këtë çështje, shqiponja me një kokë është adoptuar si shqiponjë dykrenore nga perandori bizantin Isaak Komneni (1057-1059). Stema me këtë shqiponjë është përdorur si emblemë dinastike sepse, pas shumë gjase, pas pushtimit të Kostandinopojës nga kryqtarët, në vitin 1204, shqiponja dykrenore u përdor vetëm në principatat e riformuara të Epirit, Trebizondës dhe Nikesë. Këtu duhet të kihet parasysh se Epiri i atëhershëm përfshinte Epirin e vjetër dhe Epirin e ri, pra një pjesë të madhe të trojeve shqiptare, madje për disa historianë, tërë Shqipërinë që përfshinte trojet e ilirëve të jugut, nga Ambrakia e deri në Dardani.

Në vitet 1204-1258, familja princore e Laskarisëve e restauroi Perandorinë e Bizantit. Në këtë shtet të fuqishëm, shqiponja me dy krerë përfaqëson sundimin e perandorit bizantin në Lindje dhe në Perëndim. Disa historianë të tjerë parashtrojnë se të dy krerët e shqiponjës simbolizojnë sovranitetin e dyfishtë të fesë së krishterë: temporal dhe shpirtëror. Ky interpretim ndoshta do të ishte më korrekt, por gjithnjë duke qëndruar brenda kësaj perandorie.

Pas do kohësh, shqiponja dykrenore bëhet më e pranishme në kishën ortodokse greke.

Në Kostandinopojë shqiponja dykrenore u përdor si më parë, vetëm si emblemë e familjes perandorake. Shkurt, deri më sot nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të përfunduar se simboli i shqiponjës do të ketë qenë emblemë zyrtare (shtetërore) e perandorit të Bizantit. Historianët, të bazuar në kërkimet më të vonshme, kanë dalë në përfundimin se shqiponja dykrenore është përdorur vetëm për vula dhe simbole të tjera, personale ose dinastike, si rroba ceremoniale etj., sado as rroba perandori bizantin me ndonjë shqiponjë dykrenore nuk janë gjetur deri tani. Ka nga ata bizantinologë që mendojnë se ndoshta autoritetin e shtetit bizantin e kanë luajtur flamurët me kryqe të Kishës Ortodokse.

Historianë të tjerë kanë shfaqur mendimin se kalorësit europianoperëndimorë, që morën pjesë në kryqëzatat, duke rënë në kontakt me bizantinët, do të jenë ndikuar në oborrin perandorak të Kostandinopojës dhe te shtresa e lartë e fisnikërisë bizantine e ballkanase në përgjithësi për përdorimin emblematik të stemave të ndryshme.

Më vonë, dinastia perandorake e Komnenëve arriti të siguronte një mbijetesë të perandorisë (1258-1453). Kjo familje perandorake lidhi krushqi me dinasti të shquara të Europës Perëndimore, që ndikuan shumë në zhvillimin e heraldikës në Bizant dhe përgjithësisht në Ballkan. Sidoqoftë, siç thonë bizantinologët, heraldika bizantinase ngeli përherë anësore (margjinale) edhe në shek. XIV e XV.

Në këto rrethana, disa princër dhe krerë arbër u konvertuan pjesërisht dhe relativisht vonë në ritin ortodoks. Të rrethuar nga grekë dhe sllavë, me të cilët nuk merreshin dot vesh, shqiptarët i mbanin sytë të kthyer nga njëri-tjetri dhe nga Perëndimi. Atyre do t’u ketë lindur ideja e bashkimit mbarëshqiptar të jugut dhe të veriut, që mund të sendëzohet me shqiponjën dykrenore. Për këtë, mjafton të shqyrtohen harta e Principatës së Topiajve, harta e Principatës së Muzakajve, ajo e Shtetit të Muzakajve dhe harta e viseve shqiptare të çliruara pas vitit 1443, që mund të shihen në Historinë e Shqipërisë (2002). Ideja e bashkimit kombëtar bëhet çështje mbarëshqiptare e princërve me Skënderbeun në Lezhë. Sa për shqiponjën e Stemës së Kastriotëve, ia vlen të përmendet Shtjefën Gjeçovi, që shkruan e thotë se shqiponja e stemës së Kastriotëve është “shqypja e Zojzit (për Zeusin)”… Me këtë rast mund të shtohet se, kam dëgjuar edhe fshatarë të thjeshtë lumjanë të thonë se shqipja na bashkon të gjithëve, toskë e gegë.

Prejardhja e shqiponjës në heraldikën e shteteve të para ballkanike mund të shihet më mirë se kudo në monedhat e prera në qytetet e tyre, në lashtësi.

Shqiponja përbën, krahas rrufesë, simbolin dhe atributin kryesor të Zeusit Pellazgjik të Dodonës. Ajo figuron në gjetjet arkeologjike të Dodonës, në sende të ndryshme prej bronzi, sidomos në monedha të prera në periudhën e lulëzimit të faltores së Dodonës, në Dodonë brenda dhe në qytetet e tjera të Epirit e të mbarë Ilirisë. Në gërmimet e para, të bëra në Dodonë, në gjysmën e dytë të shek. XIX nga Kosta Karapani, zbulohen tri figurina prej bronzi të shqiponjës së Zeusit, që i përkasin shek. V-II para e. s. Siç thotë historiani britanik N. G. L. Hammond, në sistemin monetar të molosëve, shqiponja, rrufeja dhe koka e Zeusit përbëjnë simbole kombëtare. Shqiponja është simbol i fuqisë së mbinatyrshme të Zeusit Naios, emblema e trimërisë së molosëve, më vonë emblema e fuqisë së Aleancës Epirote dhe e Lidhjes Epirote (N. G. L. Hammond, Epirus, 1967, f. 33-34).

Në lashtësi, shqiponja nuk ka figuruar asgjëkundi tjetër, në Greqi ose në viset e tjera jashtë trojeve ilire; ajo dukej përherë në faqe të monedhave të vjetra të molosëve, që datojnë në fund të shek. V dhe në gjysmën e parë të shek. IV para e. s. Ky fakt dëshmohet me monedhat e prera në mbretërimin e Tharypit dhe të birit, Alketit. Shqiponja, rrufeja dhe kurora me gjethe të lisit të shenjtë (të orakullit të Dodonës), si dhe kokat e Zeusit Pellazgjik dhe Dionës, janë gjithashtu të pranishëm në monedhat e Aleancës Epirote, në ato të Lidhjes Epirote dhe, pas pushtimit romak në vitin 168 para e. s. (P. R. Franke, Münzen, 1961). Këtu ia vlen të shtohet se sipas Plutarkut, ushtarët epirotë dhe mbarë epirotët e quanin Pirron “shqiponjë”, ndërsa Mbreti Pirro, Burri Ajakid sheh krahët e vet te luftëtarët e famshëm epirotë.

Në krye të herës, shqiponja u përket vetëm pellazgëve dhe/ose ilirëve. Adhurimi i shqiponjës është thjesht pellazgjik. Në vitin 1999 François Quantin nënvizon se “jashtë Dodonës, Zeusi nuk ka asgjë origjinale. Kjo epërsi e kultit të Zeusit (në Epir) është në mënyrë të pakundërshtueshme një veçanti krahinore, që e dallon Epirin…”. Kurse Chriseis Tzouvara-Souli (Athinë) përfundon se “Kulti i Zeusit të Dodonës dhe i Dionës është i kufizuar brenda caqeve të Epirit, me qendër në Shenjtoren e Dodonës. Përhapja e këtij kulti në Akarnani, në ishujt e detit Jon (Korkyrë, Leukas), në Maqedoni, në Athinë, në Greqinë e Madhe e në Sicili, u atribuohet arsyeve politike e historike dhe politikës së gjithanshme fetare të mbretërve epirotë Leka I dhe Pirro” (shek. IV-III para e. s.).

Sa mirë edhe historiane të njohura greke shprehen kaq qartë për përhapjen e kultit të Zeusit nga Epiri në Athinë e kudo gjetkë në Greqi dhe në Greqinë e Madhe (Itali), ndërkohë që ne shqiptarëve s’na mbushet mendja! Përveç këtij fakti bindës të huazimit të mitologjisë dhe fesë pellazgjike nga grekët e vjetër, shqiponja epirote nuk figuron në monedhat e prera në Egjinë, në Athinë, në Spartë, në Argos, në Tebë ose në Korinth.

(Kjo mungesë e plotë e shqiponjës dodonase në monedhat greke dhe prania e saj në monedhat epiroto-ilire mund të shihet fare qartë në librin “Triptik epirot” të autorit, të botuar këto ditët e fundit në Tiranë).

Zeusi është fort i lidhur me shqiponjën dhe rrufenë, të cilat përbëjnë dy simbolet dhe atributet kryesore të tij. Pra, në lashtësi dhe në tre shekujt e parë të erës sonë, nuk ka Zeus pa shqiponjë dhe rrufe. Prandaj, Zeusi dhe shqiponja u takojnë pellazgëve dhe/ose iliro-arbërve.

Shqiponja është simbol popullor, etnik dhe kombëtar shqiptar. Ky shpend përdoret si i tillë që në kohët më të vjetra të dokumentuara të shqiptarëve. Shqiponja del në një gur të gdhendur të vitit 1190, pra në kohën e principatës së parë shqiptare me emrin Arbanon dhe është përdorur si simbol heraldik nga disa dyer të tjera princore si Dukagjinët, Topiajt, Muzakajt dhe Kastriotët që, siç dihet, kanë pasur stema dhe flamuj me shqiponjën dykrenore. Ndërsa emri etnik shqiptar Arbanon rrjedh nga emri i fisit ilir Albanon, që pa dyshim ka qenë i lidhur me shqiponjën njëlloj si me Zeusin, Kryezotin Pellazgo-Ilir.

Njëlloj si ndër ilirët e jugut në lashtësi, sot shqiponja vetëm ndër shqiptarët gëzon popullaritet të veçantë; vetëm shqiptarët e quajnë veten bij të shqipes dhe mburren se janë të tillë. Askund shqiponja nuk njihet si simbol lirie dhe heroizmi si në Shqipëri. Në asnjë gjuhë ballkanike e më gjerë nuk mund të sajohen kaq shumë paronomaza të bukura si me paronimat: shqipe (gjuha), shqipe dhe shqiponjë (shpend), shqipe, shqipo, shqiptar (emër kombëtar) dhe shqip, ndajfolje. Me këtë rast mund të përmenden dhe fjalët shqiptar, i shqiptar, shqiptarisht, shqiptarzi, shqiptore, shqiptim etj.

Po si qëndron puna e shqiponjës me dy krerë? Stemat e dyerve princore që janë emblema të bashkësive (komuniteteve) ose të familjeve të mëdha bizantine, janë relativisht të vonshme, të shek. XII para e. s., pra afërsisht aq të vjetra sa është e tillë dhe stema e princërve në Shqipëri. Këtu duhet të kihet parasysh se e gjithë Shqipëria është shumë më pak e dokumentuar se Perandoria Bizantine. E kam fjalën këtu: me të dhënat historike që do të kihen në të ardhmen, do të mund të provohet se popujt e tjerë, ashtu si e kanë marrë shqiponjën nga iliro-shqiptarët, kanë marrë dhe shqiponjën dykrenore. Ka mundësi që bizantinët ta kenë huazuar shqiponjën me një kokë nga iliro-shqiptarët dhe t’i kenë shtuar një kokë tjetër. Gjithsesi, me gjetjet e deritanishme nuk mund të provohet e kundërta; nuk mund të provohet që pellazgo-iliro-shqiptarët, te të cilët ka qenë dhe vijon të jetë kaq e pranishme shqiponja, të kenë rënë aq ngushtë për shqiponjë, sa ta huazonin te bizantinët. Prandaj kjo mbetet e diskutueshme, madje apriori, e papranueshme. Kërkime historike të mëtejshme mund të nxjerrin argumente të tjera bindëse për karakterin etnik pellazgo-ilir të shqiponjës dykrenore. Përfundimisht, duke u bazuar në të dhënat e deritanishme historike, mund të thuhet se shqiponja dykrenore që figuron në flamujt e disa vendeve, ka zanafillë pellazgo-ilire. Meqë në tërë lashtësinë greke nuk figuron as shqiponja me një krye, më mbushamendës duket fakti që, në numizmatikën jugore të ilirëve, shqiponja është e kthyer nga e djathta, ndërsa në atë veriore-nga e majta, çka evokon komponentët Jug e Veri, ose toskë e gegë. Disa historianë nuk e përjashtojnë mundësinë se, në këtë rast shqiponja ka dy krerë që flamuri të jetë simetrik. Gjithsesi, ky fakt ngelet i diskutueshëm.

Kaq sa për shqiponjën e flamurit shqiptar. Tani, të shohim se ç’kuptim ka koka e dhisë në përkrenaren e Skënderbeut.

Në numizmatikën ilire tërheq vëmendjen një fakt tjetër interesant: në disa monedha autonome të prera para e. s., në disa qytete ilire, figuron Dhia e Shenjtë Amalthe! Kjo duket në monedhat autonome të ishujve ilirikë të Isës dhe të Farit (Kroaci), të prera në shek. IV para e. s., etj.

Rreth dy shekuj më vonë, në vitet 211-197 para e. s., pritet gjithashtu monedhë autonome me kokën e Dhisë Amalthe në faqe të monedhave, të prera në Lissus (Lezhë). Dhia e shenjtë Amalthe shihet edhe në monedha të prera te fisi i athamanëve të vendosur në ekstremin jugor të hapësirës epiroto-ilire.

Në mitologjinë pellazgjike dhe në letërsinë greko-romake, janë katër versione për prejardhjen e kësaj dhie, por këtu parashtrohet më i përhapuri ndër ta: Amalthea është bijë e Diellit, pra është parahelenike rreth një mijëvjeçar e gjysmë.

Në legjendat pellazgjike dhe në traditën letrare greko-romake, Amaltheia kishte marrë përsipër ta fshihte Zeusin foshnje në malin e Idas (Kretë) dhe ta ushqente me qumështin e vet e ta rriste, sepse i ati, Kroni, e kërkonte gjithandej për ta gëlltitur. Amalthea e kishte maskuar Zeusin në degën e një peme me qëllim që i ati të mos e gjente dot “as në qiell, as në tokë, as në det”. Ajo kishte mbledhur kuretët që me këngët dhe me vallet e zhurmshme luftarake të mbulonin të qarat e Zeusit kërthi. Më vonë Zeusi, kur u rrit dhe u përgatit për të luftuar me titanët, bëri një mburojë me lëkurën e Dhisë së Shenjtë, e cila u quajt aegis, egjidë (mbrojtje).

Siç thuhet nga mitologët dhe njohësit e thelluar të letërsisë greko-romake, Zeusi në lojë e sipër ia thyen Dhisë së Shenjtë njërin bri dhe ia bën dhuratë, duke i premtuar se briri do të mbushej mrekullisht me të gjitha frutat që ajo do të dëshironte. Ky është briri i Amalthesë, ose cornu-copiae (briri i bollëkut), aq i pranishëm në numizmatikën epiroto-ilire.

Figura e kokës së dhisë, që duket në përkrenaren e Gjergj Kastriotit, lidhet me Dhinë e Shenjtë pellazgo-ilire, që figuron në monedhat ilire, duke përfshirë këtu edhe ato epirotet, sigurisht. Siç thotë Shtjefën Gjeçovi, “Zojzi (Zeusi) edhe sot nderohet në Shqipninë e Veriut, në mos me dije, me padije”. Në fakt, në Shqipërinë e Sotme, që shtrihet në hapësirën gjeografike të Ilirisë Jugore, mbijeton një mitologji e lashtë, ku të gjitha dukuritë e natyrës kanë për themel një mitologji të lashtë, të ruajtur me zell, si themel të një besimi të patrandshëm. Në Shqipëri ende festohen kremtime, që mund të kenë rrjedhje ilire (Bernardin Palaj). Tomorri “asht mali ma i naltë i Shqipnisë Jugore dhe sajon nji farë altari të shêjtë fetar e kombëtar, pa dallim besimesh dhe fisesh” (“Drini”).

 

Duke pasur parasysh këto që u thanë më lart, ne bindemi se koka e dhisë në përkrenaren e Skënderbeut e lidh Heroin Kombëtar Shqiptar me Dhinë e Shenjtë Amalthe të traditës pellazgo/ilire të Zeusit Dodonaeus, çka përbën një argument tjetër të vijimësisë pellazgo-iliro-shqiptare.

Si përfundim, shqiponja dykrenore e flamurit të Skënderbeut dhe e Ismail Qemalit të Vlorës, si dhe përkrenarja me kokën e Dhisë së Shenjtë Amalthe e Heroit Kombëtar Shqiptar, i përkasin plotësisht traditës pellazgo-iliro-arbëreshe të Dodonës.

*Doktor në historinë e vjetër

Autor te 10 Dhjetor 2012. Historia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • elio

    zoteria po shpik tradita pellazge e ilire ne menyre patetike, kur edhe sot te flasesh per pellazget eshte jo shume e qarte kush jane dhe kush kane qene…as me teper te flasesh me siguri per vazhdimesine pellazge tek shqipetaret…duke qen se pellazget kane egzistuar 4000 mije vjet me pare…Nejse ky autori i ka te gjitha te qarta…Bac u kry….

    • Es

      Autori ia ka keput kot dhe eshte vertet nje skandal. Shqiptaret eksperimentojne me historine pa fakte, pa asgje. Dhia i dashur autor eshte nje kafshe qe origjinen e ka nga lindja e mesme. U perhap ne Ballkan dhe Europe ateher kur njerezit ende nuk i kishin shpikur etnite dhe kombet. Ne Greqine e lashte kjo kafshe perfaqesonte edhe nivelin e bariut. Dhia ne ndryshim nga delet dhe gjedhi mbaheshe si kafshe e ulet. Pra dhia nuk ka fare origjine pellazgo-ilire dhe per greket e lashte nuk ishte fare kult. Nese dhia ka luajtur ndonje rol te vecante per shqiptaret atehere vetem ne shek. 11, koha kur per here te pare flitet per nje popull me emrin “shqiptar”.

  • gjergj

    zotrij komentues pse kaq krudel e te pameshirshem ndaj shqiptareve se kuptoj pse per cdo gjeje do dilni kundra me nota negative kur zotnia eshte eksperte i fushes pse i besoni tezave kunder shqiptareve e jo fakteve historike ngaqe nuk mu dha mundesia qe te studioja arkelogji e kame bere tani jashte si hoby edhe grumbulloj nga arkivat materiale -une nuk jam i kesaj fushe me dipllome por pu ju them ka aq materiale saqe ty as qe ta merr mendja edhe per kete duhet te falenderojme te huajt albanologet -por juve mendoni si disa te huaj ose mos dashes shqiptaresh qe historine e krahasojne me nivelin e jetes sot edhe menjehere e pamunder ku e di zotnia elio me fakte qe keto gjera nuk qendrojne ku bazohet te politika greke e serbe se ata thone qe nuk jemi etnik edhe shqiptaret jane te ardhur e pa histori se ata kane pervetesuar ne disa drejtime te tonen . ..

    • Es

      Po ketu nuk po thote njeri qe ne s’jemi etnike. Pikerisht albanologet e huaj nuk i pranojne keto krahasime dhe per me teper jane ata qe e kane hedhur poshte vazhdimesine pellazg-ilir. Une kam studiuar filologji klasike jashte dhe mitologjite greke dhe romake kane qene ne qender te studimeve te mia dhe teksti me duket shume i manipuluar, pa citatet perkatese dhe nuk e marr vesh nese eshte studim apo ese.

      • Aldo

        Po origjinen e ketyre mitologjive ti si studiues a te ka shty kurioziteti me e zbulu apo gjurmu???
        Zotni per pellazget po flasin te gjithe,tani po flasin dhe studiues italian per migrimin e tyre ne shek 17 p.e.s nga ballkani ne itali ku ka qindra toponime,ndertim pellazgjike etj
        Ka ardh koha me shku pertej skemave te vjetra,mos u bani dogmatik ne shkence…

    • elio

      Etniciteti nuk varet nese je i vjeter 17 shekuj BC qe nga pellazget aq me teper qe flitet per fise tribale. Tezat e pellazgeve jane te vjetra dhe i kemi lexuar qe ne librat e Moikom Zeqos kur ishim femije, por qe atehere kane kaluar shume njerez nga anet tona dhe qe te mbeshtesesh rrjedhen e vazhdimesise qe 4ooo vjet me pare eshte absurde…aq me teper qe sot per sot kemi shume pak prova me te cilat faktohet prejardhja e shqipetareve nga iliret…Nuk tregon patriotizem te hedhesh teza pa baza perkundrazi te ben me te brishte ndaj kritikave (dhe sarkazmes se tjetrit)…mendimi im eshte qe duhet ta gjejme historine tone reale me nesh pa frike nga infiltrimet sllave apo latine e greke te cilat kane qene patjeter…te dish, ta kuptosh e ta mbrosh te verteten te ben te forte ne identitet…e nuk ka nevoje per historira te imagjinuara…Ne jemi Shqipetare, dhe jetojme ne token e gjysherve tane..nese kjo i mjafton njeriut mire, nese jo…kujt i p….te tjerat jane sa per kulture…

  • arbanon

    E qe thua ti lum miku shifet si kudo ne shqiptaret ose me mire me then do syresh shqiptare perpiqen te beje edhe historianin edhe shkencetarin edhe bahkekohesin edhe politikanin.te gjitha i dine.Duhet me thene se ja fusen pordhes kot kur mundohen te marin atribute qe si takojne .Zoterinj lerini spesialistet te bejne punen e tyre.Me shume se kure sot kemi nevoje per cdo kontribut te tyre ne cdo fushe.Historia shqiptare nuk fillon e nuk mbaron me Sali Ram Berishen sic donte ta bente ky i fundit.Ne shqiptaret gjate historise e kemi pasur me shume te keqen nga vetja.komentet e bera (me sa lexova)vertetojne kete fakt.

  • alex

    o zotri elio dhia nuk eshte kafshe e ulet sic e ke shkruar ti ..historianet e antikitetit nuk shkruajne keshtu …perkrenarja e skanderbeut eshte bere ne itali..dhe briret e dhise nuk ja kane vene kot ata shoku ..pirroja i kishte briret e dhise ne perkrenare ..me pas Aleksandri ..e me pas skenderbeu ..kjo e ka nje domethenie dhe nuk mund ta shpiegoj te gjithen ketu se eshte histori e gjate po interesohu dhe pastaj do te bindesh se sa te rendesishme jane shenjat e dhise

  • Nikua

    Per ‘ES’, thua se dhija ka ardh nga lindja, ndoshta, por mund te na thuash se kur ka ardhur, tani ka ardhur, qe s’na paska lidhje me illiret?.
    Illiret jane qendra e Europes se lashte nga ka dale e gjithe Europa. Hidhni nji sy ne gjith Europen, nga Suedia, gjermania, anglia, franca e deri ne Rusi, ne asnje vend nuk do gjeshe qytete te lashta te gurta por vetem guva dhe shtepi me hunje, perjashto Illirin e lashte(Ballkani+italia).Flamuri me dy krena simbolizon bashkimin e dy fiseve illire(=illine = elline), Doret(gigenia) ne veri dhe Ionet ne juge te Illirise. Nuk ka greqi te lashte por illin=illir.