Përkeqësimi i motit gjatë ditëve të fundit është pasuar me probleme në qarkullimin e automjeteve në akse të ndryshme rrugore të vendit, çka është bërë shpesh edhe burim aksidentesh. Pikërisht, me qëllimin parandalimin e aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve, shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e kërkesave të Kodit Rrugor nga ana e drejtuesve të mjeteve, si dhe në drejtim të pajisjes së mjeteve me pajisjet dimërore.
Në këtë kuadër Policia e Shtetit ka bërë publike edhe listën e akseve rrugore ku aktualisht rekomandohet përdorimi i zinxhirëve:
Në qarqet Kukës dhe Dibër
1. aksi B.Curri – Valbonë
2. aksi Krumë – B. Curri ,
3. aksi Kukës – Topojan ,
4. aksi Kukës – Ujmisht – Zall Dardhë – Muhurr – Peshkopi,
5. aksi Kukës – Bushtricë – Kala e Dodës – Sllovë – Peshkopi,
6. aksi rrugor Topojan – Shishtavec,
7. aksi Kukës – Qafë Shllak – Qafë e Malit – Fushë Arrës,
8. aksi Shupenzë – Ostren,
9. aksi Krastë – Bulqizë,
10. aksi Bulqizë – Librazhd ,
11. aksi Arras – Lurë ,
Në qarqet Shkodër dhe Lezhë
1. aksi rrugor Shkodër – Koman,
2. aksi Qaf Çelë – Pukë – Fushë Arrës,
3. aksi Qafë e Malit – Fushë Arrës – Shpal
4. akset Koplik – Razëm,
5. akset Bogë – Theth dhe Selcë – Vermosh,
6. akset në drejtim te Dukagjinit,
7. aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierzë,
8. aksi Fushë Arrës – Iballë,
9. akset rrugore në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës,
Në qarkun e Korçës
1. aksi rrugor Kapshticë – Korçë – Qafë Thanë,
2. aksi rrugor Boboshticë – Dardhë,
3. aksi rrugor Korçë – Voskopojë,
4. aksi Korçë – Ersekë – Leskovik,
5. aksi Korçë – Goricë,
Në qarkun e Gjirokastrës
1. aksi Jorgucat – Qafa e Muzinës,
Në qarkun e Vlorës
1. aksi rrugor Vlorë – Llogara, lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë, pasi ka dhe shtresa akulli.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.
10 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)