Qyteza e Orikumit është tronditur mëngjesin e sotëm, ku një grua 6 muajshe shtatzënë është masakruar me sqepar nga bashkëshorti i saj. Gruaja, nënë edhe e dy vajzave të tjera, 3 dhe 7 vjeç, është goditur barbarisht në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Policia e Vlorës ka deklaruar se 34-vjeçarja Manushaqe Çeliku është vrarë brenda ambienteve të shtëpisë, dhe autor i dyshuar i ngjarjes është bashkëshorti i saj, 35-vjeçari Shpëtim Çeliku. Sipas të njëjtave burime, mësohet se bashkëshorti i viktimës fillimisht ka ngritur një alibi dhe ka mohuar të ketë përgjegjësi për ngjarjen.Por pas hetimeve intensive është bërë e mundur sigurimi i provave shkencore, të cilat kanë hedhur dritë mbi autorësinë e ngjarjes makabre.
Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje ka pohuar se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie. Mësohet se 35-vjeçari për dy ditë me radhë ka ushtruar dhunë sistematike ndaj gruas duke përdorur djegie me prush në pjesë të trupit, ndërkohë që goditja fatale, që i ka marrë dhe jetën është bërë me sqepar.
Ndërkaq 2 vajzat e mitura të çiftit, të cilat kanë qenë në shtëpi në momentin e vrasjes së të ëmës nga dora e babait të tyre, do të strehohen në shtëpinë e foshnjës Vlorë.
10 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)