Dy vendet e mbetura vakante në Këshillin e Lartë të Drejtësisë pritet të plotësohen në 14 dhjetor në Mbledhjen e Konferencës Gjyqësore Kombëtare. Mësohet se për këto vende pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kanë shpallur kandidaturat e tyre 7 shtatë gjyqtarë, nga gjykatat e apeleve, të cilët do të zgjidhen nga kolegët e tyre për një mandat 5-vjeçar pranë KLD-së. Mes emrave të propozuar është ai i bashkëshortes të ish-prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku .
Kandidatët për dy vendet në KLD: janë
1. Dhimitër Lara – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
2. Lefter Jahaj – Gjykata e Apelit Tiranë
3. Astrit Haxhialushi – Gjykata e Apelit Tiranë
4. Agron Papajani – Gjykata e Apelit Tiranë
5. Sokol Binaj – Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
6. Zegjine Sollaku – Gjykata e Apelit Tiranë
7. Artan Broci – Gjykata e Apelit Tiranë
11 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)