Polemika për rekordin e Mesit, FIFA s’njeh 107 golat e Chitalu

Klasifikimi

Ja Top 10 goleadorët në një vit kalendarik në gjithë historinë e futbollit

Lionel Mesi ia doli: harroi dëmtimin në Champions League, me dopjetën ndaj Betis, “Pleshti” kaloi Gerd Mylerin në klasifikimin special të golave në një vit kalendarik. 86 kundrejt 85 të realizuar nga bomberi gjerman në 1972, dhe llogaria mund të mos mbyllet këtu. Më 12 dhjetor për Kupën e Mbretit Barcelona shkon në Kordoba, ndërsa në La Liga ka ende ndeshje me Atletiko Madrid (në Kamp Nou më 16) dhe Valadolid (në transfertë, më 22). Edhe tre shanse të tjera për Leon për ta shtuar kuotën prej legjendari: kuota 90 nuk është e pamundur… Por, duke bërë një hap pas, të shikojmë se kush kanë qenë fenomenet e tjera të futbollit botëror, të aftë të shënojnë më shumë gola gjatë viteve: në 1968 ishte Godfrey Chitalu. Nuk janë të shumtë ata që e njohin këtë emër, por ky djalosh me Kitue Junajtid dhe Zambian ishte në gjendje të shënonte plot 81 (përfshi rekordin e tripletave në një vit për një lojtar afrikan). Por emri i tij ka prodhuar polemika gjatë ditës së djeshme e përditshmja spanjolle “AS” dha një “lajm bombë”. Sipas “As”, “rekordi i golave të shënuar në një vit kalendarik i përket pikërisht Godfrey Chitalu, i cili ka shënuar plot 107 gola”. Problemi është se FIFA nuk e njoh këtë rekord, i vendosur në futbollin amator zimbabvian, pasi në të kundërt Chitalu do të duhet të kishte qenë deri tani rekordmeni dhe jo Myleri. Ndaj në këto momente rikonfirmohet rekordi i Mesit. Gjithsesi, afrikani ka shënuar më shumë sesa Pele, që u ndal në kuotën e 75 golave në 1962. Ferenc Deak ishte një figurë kyçe e sulmit të Hungarisë në vitet ‘40: 66 gola me Szentlorinci dhe kombëtaren nel 1946, realizoi 129 mes ’44 dhe ’47. Një tjetër i paprekshëm në historinë e futbollit brazilian është Romario: viti i tij më i mirë erdhi në moshën 34 vjeç, në 2000 me Vaskon.

Henk Groot, 64 gola në 1961 me Ajaksin në vitin 1965. Anglezi Diksi Dean në 1927 e largët shënoi 63 gola me Evertonin dhe më kombëtaren. Në atë vit i shënoi 5 gola Mançester Junajtid në një ndeshej të fituar 5-2 nga skuadra e tij, Evertoni. Kohë të vështira këto aktualet për Kristiano Ronaldon: 61 golat e tij në 2012 (dhe taksimetri ecën), duke kaluar në plan të dytë, por vetëm për faj të Lionel Mesit. Klasifikimi ynë special i Top 10  golashënuesve më të mirë mbyllet me Zhozef Bican: shënoi më shumë sesa 51 herë për dy vite kalendarikë të ndryshëm, rezultati më i mirë ishte ai i 1943 (57 gola).

 

 

Top-10 golashënuesit në një vit kalendarik

Mesi (Barça/Argjentina)    86

Myler (Bajern/Gjermani)    85

Chitalu (KitueZambia) 81

Pele (Santos/Brazil) 75

Deak (Szentlorinci/Hungari)     66

Romario (Vasko/Brazil)     65

Groot (Ajaks/Holandë) 64

Dean (Everton/Angli) 63

Ronaldo (Real/Portugali)   61

Bican (Slavia/Re. Çeke)    57

 

Autor te 12 Dhjetor 2012. Sport. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry