Kërkimi i bërë nga një ekip me kërkues japonezë dhe kinezë ka treguar se të konsumosh domate redukton simptomat depresive. Deri tani ishte konfirmuar roli i saj aktiv në luftën kundër kancerit
Luftojnë depresionin dhe na sjellin humorin
Të konsumosh domate i bën mirë shëndetit dhe ndihmon që të luftohet depresioni. Sipas një studimi të ri nga një ekip me kërkues japonezë dhe kinezë, mjafton që ta konsumosh këtë “frutë” dy herë në javë, për të qenë të lumtur dhe të ekuilibruar, ose për të mbajtur larg rrezikun për t’u prekur nga gjendje depresive: ky lajm bën të lumtur, sidomos ata që ndjekin dietën mesdhetare. Nëse është e vërtetë se mjafton të hamë domate për të zgjidhur problemet me depresionin, europianët do të ishin pa dyshim njerëzit më të shëndetshëm mendërisht në botë. Pavarësisht se kura antidepresive është shumë larg nga të qenët i bazuar vetëm te konsumi i domateve dhe përfshin disiplina shumë të ndryshme nga dietologjia, kërkuesit japonezë kanë analizuar sjelljet dhe humorin e thuajse 100 banorëve me moshë mbi 70 vjeç, para se të arrinin në përfundimet e tyre.
Antioksidantët
Kërkimi i publikuar nga “Journal of affective disorders” niset nga një fakt: shumë herë studimet shkencore i kanë lidhur patologjitë depresive me mungesën e mbrojtjes së organizmit, e shkaktuar nga mungesa e antioksidantëve. Domatet përmbajnë një antioksidant në sasi të madhe, likopeni, që i përket familjes së karotenoidëve. Likopeni, një antioksidant i fuqishëm, në vitet e fundit është përmendur edhe për fuqinë tij të madhe për të luftuar kancerin. Sipas ekspertëve, konsumi i rregullt i saj ul pothuajse me tri herë mundësinë për t’u prekur nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, mushkërive apo pankreasit dhe se efekti “mbrojtës” i detyrohet tërësisht likopenit. Faktet tregojnë se likopeni dhe antioksiduesit e domates mund të parandalojnë dhe reduktojnë zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos atij të prostatës te meshkujt, ndaj konsumi është i rëndësishëm për organizmin.
Kërkimi
Ja përse kërkuesit japonezë dhe kinezë nga Tianjin Medical University (me seli në distriktin e Tianjin në Kinë), kanë vendosur të analizojnë zakonet ushqimore dhe konsumin e domateve në një kampion prej 986 japonezësh, të gjithë mbi 70 vjeç e lart, duke u kërkuar të hartojnë pyetësorë mbi dietën e përditshme. Po të njëjtët persona iu nënshtruan një testi për të verifikuar gjendjen mendore dhe për të klasifikuar gjendjet depresive. Kjo zgjedhje mbi këtë grupmoshë është e prirur për të zhvilluar tendenca antidepresive, për shkak të shëndetit të dobët dhe humbjeve të tjera për shkak të moshës.
Rezultatet
Mes kampionit të analizuar, në përfundim të një diete të kontrolluar, doli se tek ata persona që kanë konsumuar domatet nga dy në gjashtë javë, është reduktuar me rreth 46 për qind rreziku për t’u prekur nga depresioni apo për t’u përkeqësuar nga një gjendje depresive në progres. Për më tepër, kush konsumon çdo ditë domate ose gatime të ndryshme të përgatitura me të rrit mbrojtjen ndaj depresionit deri në 52 për qind.
Gjurmët e para që tregojnë për përdorimin e domates si ushqim i freskët, i konservuar, apo i zier, për të formuar salcat, u regjistruan në vende të ndryshme të Europës Jugore në shekullin XVII. Vetëm në fund të shekullit XVIII, kultivimi me qëllim ushqyes i domates mori hov të madh në Francë dhe Italinë Jugore. Në Francë, domatja konsumohej vetëm në kopshtin e mbretit. Ndërsa në vitin 1762, nisën të përdoreshin prej tyre teknikat e konservimit të saj, pasi rastësisht kishin zbuluar se nëse ziheshin dhe vendoseshin në enë të mbyllura hermetikisht, domatet mund të qëndronin të paprishura për një kohë të gjatë.