Përdorimi i frazës “numra çift ose me numër zero” nënkupton se zeroja nuk është një numër çift. Në anën tjetër, kryebashkiaku e përfshiu zeron te numrat çift, kështu që është e qartë se ai nuk e konsideron zeron si numër tek


“Duket se ne mund t’i rendisim numrat në mendjen tonë në lista si numra çift, dy, katër, gjashtë, tetë. Zero nuk përfshihet në këtë listë kështu që ne mendohemi më gjatë para se të japim përgjigje”


“Policia nuk e dinte nëse duhej të ndalonte makinat me targa me zero kështu që i la të kalonin, sepse nuk qenë në gjendje të dallonin nëse qe numër tek apo çift”, thotë Dr. Grime.


Në shekullin e 13, matematikani italian, Fibonaçi, qe i pari që popullarizoi sistemin arab të numrave, numrat që përdorim ne sot, në kontinentin europian. Ai klasifikoi nga një në nëntë si numra, por e klasifikoi zeron si “shenjë”


A është zero një numër çift?


Laura Gray, BBC


Superstuhia “Sandy” pati shumë pasoja, disa më të lehta për t’u kuptuar se të tjerat. Miliona njerëz përjetuan përmbytje dhe ndërprerje energjie, maratona e Nju Jorkut u anulua dhe foto të peshkaqenëve nëpër rrugët e qytetit qarkulluan me bollëk në internet. Por një pasojë tjetër qe tërheqja e vëmendjes ndaj një problemi, pozicioni i zeros në mënyrën se si ne i logjikojmë numrat.


Për të zgjidhur problemin e kufizimeve në furnizim me karburant, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, urdhëroi racionimin në 8 nëntorin e kaluar.


“Shoferët e qytetit të Nju Jorkut, që kanë targa që përfundojnë me numra tek ose që përfundojnë me një germë, kanë të drejtë të furnizohen me karburant vetëm në ditët që kanë numra tek, si p.sh, nesër datë 9 nëntor”, tha ai.


“Ata me targa që përfundojnë me numra çift, apo që përfundojnë me zero, do të kenë të drejtë të blejnë naftë apo benzinë vetëm në ditët me numër çift, si e diela, 10 nëntor”.


Përdorimi i frazës “numra çift ose me numër zero” nënkupton se zeroja nuk është një numër çift. Në anën tjetër, kryebashkiaku e përfshiu zeron te numrat çift, kështu që është e qartë se ai nuk e konsideron zeron si numër tek.


Po a është zero një numër tek, çift apo diçka tjetër?


Për matematikanët përgjigjja është e lehtë: zero është një numër çift. Për pjesën tjetër të njerëzve, kjo nuk është tërësisht e sigurt.


Sipas Dr, James Grime i projektit të Mijëvjeçarit për Matematikën në Universitetin Cambridge, eksperimentet e kryera në vitet ’90 dëshmojnë se njerëzit janë 10 për qind më të ngadaltë për t’u përgjigjur kur pyeten nëse zero është një numër çift apo tek, në krahasim kur pyeten për numrat e tjerë.


Fëmijët e kanë veçanërisht të vështirë të kuptojnë nëse zero është numër çift apo tek. “Një vëzhgim mes fëmijëve të shkollave fillore në vitet ’90 tregoi se mbi 50 për qind e fëmijëve mendonin se zero është numër çift, 20 për qind mendonin se qe tek dhe 30 për qind mendonin se nuk qe as çift as tek, nuk e dinin apo qe që të dyja”, shpjegon Dr Grime.


“Duket se ne mund t’i rendisim numrat në mendjen tonë në lista si numra çift, dy, katër, gjashtë, tetë. Zero nuk përfshihet në këtë listë kështu që ne mendohemi më gjatë para se të japim përgjigje”.


Po pse në matematikë, zero është një numër çift? Për shkak se çdo numër që pjesëtohet me dy për të krijuar një numër tjetër të plotë, është çift. Zero e kalon këtë test, sepse nëse pjesëtohet me dy, fitohet prapë zero.


Zero ka gjithashtu numra tek para dhe prapa, plus 1 dhe minus 1, kështu që e kalon edhe këtë test për t’u klasifikuar si numër çift.


Në fakt, ka një argumentim që thotë se zero është numri më çift mes numrave çift. Një numër “çift dyfish” mund të pjesëtohet me dy dhe pastaj mund të pjesëtohet me dy sërish. Zero mund të pjesëtohet me dy pafundësisht dhe rezultati do të jetë sërish një numër i plotë, zero.


Nuk është vetëm publiku i gjerë që ka vështirësi në njohjen e zeros si një numër çift. Gjatë smogut të madh të Parisit në vitin 1977, përdorimi i makinave u kufizua. Makinat me targa që përfundonin në numra tek apo çift, lejoheshin në qarkullonin në ditë të alternuara.


“Policia nuk e dinte nëse duhej të ndalonte makinat me targa me zero kështu që i la të kalonin, sepse nuk qenë në gjendje të dallonin nëse qe numër tek apo çift”, thotë Dr. Grime.


Edhe matematikanëve iu desh disa kohë të bien dakord mbi pyetjen.


Sa për të filluar, zero nuk qe një numër i pranuar fare. Babilonasit dhe grekët e lashtë e përdornin atë për të dalluar mes numrave të vegjël dhe numrave të mëdhenj. Për shembull, për të dalluar 26 nga 206. Para kësaj, njerëzit mund të dallonin vetëm nëse një numër qe më i madh apo më i vogël nga konteksti në të cilin përdorej zero.


Në shekullin e 13-të, matematikani italian, Fibonaçi, qe i pari që popullarizoi sistemin arab të numrave, numrat që përdorim ne sot, në kontinentin europian. Ai klasifikoi nga një në nëntë si numra, por e klasifikoi zeron si “shenjë”.


Vështirësia që ata kishin qe nëse zero është asgjë, është një numër çift në tërësi dhe nëse ka cilësitë për t’u konsideruar si numër.


“Deri në vitet 1600 zero nuk pranohej si numër – por u pranua pa shumë rezistencë dhe debate”, thotë Grime.


Për më shumë se 1 mijë vjet, matematikanët patën vështirësi me numrin zero, ndërkohë që pjesa tjetër e njerëzimit qe e pasigurt se si ta klasifikonte atë.


Pra Bloomberg ka arsye të mjaftueshme t’i bëjë të qartë njujorkezëve, pavarësisht ngjyrës dhe shtresës se ai po e përfshinte zeron te lista e numrave të tjerë çift.