Taulant BallaPartia Socialiste ka nisur sot denoncimin e asaj që e ka cilësuar si pasuria marramendëse e bllokmenëve të rinj të PD-së, duke nisur nga anëtarët biologjikë të Berishës deri tek ato partiakë.


Deputeti socialist Taulant Balla ka akuzuar për mungesën e transparencës në deklaratën e pasurisë të kryeministrit të vendit Sali Berisha.


“Në deklaratën e pasurisë së Sali Berishës në ILDKP në mars 2012. bie në sy mungesa dhe mosrespektimi i ligjit në deklarimi ne pasurisë. Berisha deklaron se ka përfitim nga dietat e lëvizjeve jashtë Shqipërisë një shumë 720, por nuk thotë se ajo është në euro, dollar apo tjetër. Kryeministri i vendit, edhe pse ILDKP kërkon transparencë të plotë, nuk është korrekt në gjënë më të rëndësishme”, denoncoi Balla. Ai akuzoi më tej kryeministrin Berisha për mungesë transparence dhe fshehje burimi të ardhurash, ndërkohë që e pyeti drejtpërdrejtë pse nuk paguan tatime.


“Totali i përfitimeve të tij dhe kursimeve kryeministri i vendit i shton 10 milionë lekë kesh të ardhura të shkruara me dorë pas asnjë sqarim se ku është siguruar e ardhura. Pra përveç të ardhurat nga paga, shpërblimet, dietat brenda apo jashtë, Sali Berisha në deklaratën e tij na deklaron 10 milionë lekë të ardhura kesh, duke mos respektuar ligjin për deklarimin e zyrtarëve të lartë që kërkon deklarimin e ardhjes së parasë, duhet deklaruar burimi. Po e pyes: A ke paguar tatim dhe e ke paguar tatim për këto të ardhura? Ndërsa prej vitesh qeveria bën thirrje për mos mbajtjen e parave kesh ai ka një thes me para kesh në shtëpi nuk dihet origjina, por dihet vendndodhja”, theksoi Balla.


14 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)