Kryesocialisti Edi Rama i ka cilësuar deklaratat e ambasadorit amerikan në vendin tonë Alexander Arvizu për shmangien e nacionalizimit nga ana e politikës shqiptare, si këmbanë alarmi.


Nëpërmjet rrjetit social “Twitter” Rama ka deklaruar se politikat e vjetra rrënuese nuk duhet të cenojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së.


“Mesazhi i ambasadorit të ShBA për përçartjet nacionaliste këmbanë alarmi! Bashkimi Kombëtar s’vjen nga rrugët e vjetra të mllefit destruktiv. Fantazmat e nacionalizmit turbofolk të së shkuarës s’kanë më vend në rajonin tonë. Ta bëjmë Bashkimin Kombëtar përmes rrugës së re të Europës. Shqiptarët janë sot të lirë falë mbështetjes amerikane e mirëkuptimit europianë. Kurrë s’mund ti cenojmë këto me politika të vjetra rrënuese”, shkruan Rama.


14 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)