Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 34-vjeçarin Olsi Iljazi, i cili tre ditë më parë dhunoi bashkëshorten e tij 4 muaj shtatzënë, Rudina Iljazi. Një ditë pas ngjarjes,ai tentoi vetëvrasjen në qelitë e paraburgimit, duke shfaqur shenja pendese për dhunën ndaj gruas së tij. Megjithatë për togat e zeza të Korçës “pendesa” e 34-vjeçarit nuk i shërbyer për ti dhënë lirinë.


Një ditë më parë bashkëshortja e tij, teksa ndodhej në spitalin rajonal të Korçës ka kërkuar dënimin e burrit të saj. Mjekët kanë deklaruar se Rudina dhe fëmija kanë kaluar rrezikun për jetën.


Olsi Iljazi u arrestua pasi akuzohet për dhunim të bashkëshortes së tij, katër muajshe shtatzënë Rudina Iljazi duke i shkaktuar asaj dëmtime të rënda.Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes çiftit për motive xhelozie, sherr i cili ka degjeneruar deri në rrahjen barbare të gruas shtatzënë.


15 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)