Mund t’i gjesh vetëm dy hapa larg shtëpisë, janë të shpejtë, modernë dhe shesin produkte interesante. Kohë më parë as që mund të imagjinoheshin
Shpesh gjen ushqime të lira dhe të leverdishme. Janë të shpejtë, modernë dhe shesin produkte interesante. Kohë më parë as që mund të imagjinoheshin. Këtë përshkruan gazetarja Judi Bevan në librin e saj “Trolley Ëar –the battle of the supermarkets”. “Më pëlqejnë supermarketet. Në 90 minuta mund të bëj pazarin e gjithë javës, duke më dhënë kohë të ndihmoj edhe vajzën me detyrat e saj të shtëpisë, apo të lexoj një libër e qetë në shtëpi”, shkruan ajo. E në fakt, supermarketet shesin një famë të gjerë ushqimesh të freskëta e të konservuara. Nëse më duhet të shpenzoj orë të tëra duke gatuar një vakt me shumë pjata për miqtë e mi. Mund t’i gjesh të gjithë përbërësit që të duhen në çdo supermarket afër shtëpisë. Po ashtu nëse zgjedh ushqim italian, mund të gjesh kërpudha porcioni, borzilok të freskët apo djathë mocarela. Po ashtu nëse do të gatuash ndonjë ushqim tjetër, indian, kinez apo francez, erëzat, salcat, perimet dhe ushqimet nga çdo kontinent mund t’i gjesh vetëm disa minuta larg. Nga ana tjetër, kur jeni të lodhur dhe doni të sajoni një vakt të shpejtë familjar, mund të blesh një lazanjë gjysmë të gatshme, sallatë të konservuar dhe ushqime të tjera thuajse të përgatitura. Në fund edhe fruta të freskëta. Për dhjetë minuta gjithçka është gati. Falë supermarketeve, njerëzit mund të bëjnë pazar gjatë gjithë ditës: nga herët në mëngjes deri në darkë vonë. Në disa dyqane mund të bësh pazar, madje edhe 24 orë. Kur kemi qenë fëmijë, nënat tona nuk i kanë pasur këto mundësi zgjedhjeje. Kishte vetëm 2 ose 3 dyqane të vogla lagjeje, të quajtura ushqimore, ku mund të blije vetëm disa lloj produktesh. Shpesh darkave ishin të mbyllur apo edhe të dielave. Po ashtu ushqimi jo gjithmonë ishte i një cilësie të mirë, por nuk kishe zgjidhje tjetër. Në atë kohë ushqimi ishte me të vërtetë shumë i shtrenjtë. Luleshtrydhet, akulloret, madje edhe produkte të tjera që sot janë të zakonshme e gjenden kollaj në supermarket, atëherë konsideroheshin luksoze. Po ashtu pula e pjekur, ishte vetëm për raste speciale. Gjithsesi, jo shumë njerëz sot mund të pranojnë se të bërit pazar në supermerketet afër shtëpisë së tyre në një të diel, është diçka e këndshme, por sigurisht që kjo është shumë herë më mirë sesa ishte më përpara.
Pro dhe kundër
Pavarësisht të metave, avantazhet e tyre, ndaj dyqaneve të vogla duhen pranuar: njerëzit mund të blejnë aty gjithçka që u duhet pa u dashur të lëvizin nga një dyqan në tjetrin. Siguria e ushqimit dhe higjiena është padyshim e garantuar. Shumë shpesh ka ulje dhe oferta për produkte nga më të ndryshmet. Edhe mënyrat e pagesës janë shumë të lehta: nga kartat e bankave deri tek ato të kreditit. Për më tepër, tani qendrat e mëdha tregtare ku gjenden edhe supermarketet konsiderohen si një vend ideal për t’u argëtuar me miqtë apo familjen në fundjavë: aty gjen gjithçka nga lodrat për fëmijët e vegjël, e deri te restorantet e shtrenjta.
Të tjerë mendojnë se dyqanet e vogla janë shumë herë më mirë për të blerë produkte konsumi sesa supermarketet. “Mishi, peshku dhe perimet e freskëta nuk mund t’i blesh kurrë aty, sepse nuk mendoj se ushqimi i tyre është i freskët. Janë të zhurmshëm, super të mëdhenj dhe të harxhojnë shumë kohë për të gjetur atë që do mes mijëra rafteve dhe produkteve për të cilat ti kurrë më parë nuk kishe dëgjuar”, pranojnë të tjerë konsumatorë. Po ashtu, përkrahësit e dyqaneve të vogla thonë se njerëzit e përfundojnë gjithmonë duke blerë në supermarket gjëra të kota apo me skadencë të afërt. Po ashtu duhet të kenë në dispozicion një shumë të madhe lekësh, që ndryshe nga pazari që bëhet te lagjja, nuk mund t’ia çosh më vonë. Por pavarësisht avantazheve dhe dizavantazhve që të gjithë mund të pranojnë apo jo, për një gjë duhet të jemi të sigurt: se supermarketet e kanë ndryshuar jetën tonë krejtësisht: disa mendojnë për mirë e disa për keq. Por kjo është tjetër çështje. E rëndësishme është që gjithçka që dua, në çdo moment të ditës mund ta gjej pa u sforcuar aspak.