Zgjedhjet 2013, sondazhi i parë; kryeson PS që ndiqet nga PD dhe AK

Lidhur me idenë e bashkimit kombëtar Shqipëri-Kosovë, 65 për qind e të anketuarve kanë qenë pro kësaj nisme

Kur kanë mbetur edhe 6 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013, fondacioni ‘Kult’ në Maqedoni ka hapur siparin e sondazheve elektorale.

Naim Zengu, kryetar i këtij fondacioni, bëri publike në Tiranë mesditën e së shtunës, rezultatet e një sondazhi zhvilluar nga data 8-14 dhjetor, ku janë pyetur 1200 qytetarë në mënyrë të rastësishme, në 100 qendra votimi të shpërndara në të gjithë Shqipërinë.

Dy janë çështjet për të cilat janë pyetur të anketuarit. Ajo e bashkimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri.

Pyetjes ‘në qoftë se zhvillohen zgjedhjet sot, a do të votoni dhe a e keni ndarë mendjen se për cilën parti do të votoni?’, 71 % janë përgjigjur se do të votojnë dhe e kanë përcaktuar partinë për të cilën do të votojnë, 9 % nuk e kanë përcaktuar ende, 5 % s’janë të sigurt nëse do të votojnë ndërsa 15% nuk do të votojnë.

Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, 36,5 % thonë se do t’ia besojnë votën e tyre PS, ndërsa 29.6 % PD. Paçka se ka vetëm dy vjet ekzistencë, AK-ja e Kreshnik Spahiut në këtë sondazh renditet e treta me 14.1%. LSI renditet në vend të katërt me 4.7% , ndërsa FRD e Bamir Topit 4.1 %.

Në lidhje me pyetjet që lidhen me çështjen kombëtare Naim Cengu shpjegon indicien për përfshirjen e kësaj tematike në sondazh.

“Pas deklaratës që Kryeministri shqiptar që bëri në Shkup me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë për Bashkim Kombëtar dhe Aleancës Kuqezi për një referendum të mundshëm, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ne si fondacion bëmë një sondazh, fillimisht në Shqipëri, pastaj do të vazhdojmë në Maqedoni dhe në Kosovë, do të shohim se sa janë shqiptarët të përgatitur për bashkim kombëtar”, tha Cengu.

64% e të pyeturve dëshirojnë që bashkimi i Shqipërisë me Kosovën të ndodhë para bashkimit me Europën, ndërsa 25 % janë kundra.

‘Cila parti po bën punën më konkrete për bashkimin sa më të shpejtë të Shqipërisë me Kosovën?’, është një tjetër pyetje në sondazh e cila ka prodhuar këtë rezultat: AK, 39%, PD 32%, PS 19%, LSI 2%, PDIU 2%, ndërsa 6 % thonë se nuk e dinë.
15 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 15 Dhjetor 2012. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • ardi rama

    kjo gazete eshte bere si me qene gazete serbe