Sociale Olldashi: Brenda 2013-s mbyllet procesi i legalizimit

Olldashi: Brenda 2013-s mbyllet procesi i legalizimit

249
SHPËRNDAJE

Durrës – Ndonëse një proces i vështirë dhe plot probleme, brenda vitit të ardhshëm pritet të përfundojë procesi i legalizimeve të ndërtimeve informale. Deklarata u bë nga ministri i Punëve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, gjatë ndarjes së 100 certifikatave në Durrës. Olldashi tha se procesi i legalizimeve po ecën me ritme të shpejta dhe brenda mandatit të dytë të qeverisë do të mbyllet, duke mbajtur kështu një nga premtimet e kësaj mazhorance. Gjatë takimit në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu”, u tha se deri tani janë dhënë 44 mijë e 100 leje ndërtimi. Në proces janë përfshirë 200 mijë ndërtime që janë verifikuar e regjistruar në kadastrat përkatëse, janë matur 89 mijë parcela ndërtimore, prej të cilave është mbledhur një shumë prej 5 miliardë e 340 milionë lekësh. Përgjatë këtij procesi 6-vjeçar janë kompensuar 4577 pronarë për tokën që ishte pjesë e procesit të legalizimit, ndërsa në total janë 643 mijë m2.