Kulturë Kinefili Pianoja e filmit “Kasablanka” shitet për 600 mijë USD

Pianoja e filmit “Kasablanka” shitet për 600 mijë USD

154
SHPËRNDAJE

Ankandi

Një piano që u shfaq në filmin ikonë të vitit 1940 “Kasablanka”, u shit në një ankand në Nju Jork për më shumë se 600 mijë dollarë, njofton BBC. Pianoja e murit shfaqet në një nga skenat më mbresëlënëse të filmit të famshëm ku personazhi i Humphrey Bogard, Riku, reciton fjalët: “Këtu po shikoj te ty”.

Pianoja u ble nga një koleksionist i panjohur te shtëpia e ankandeve “Sotheby”. Ajo qe ofruar për shitje nga koleksionisti japonez që e kishte nën pronësi për të shënuar 70-vjetorin e filmit. Parashikohej që ajo të shitej për deri 1.2 milionë dollarë, ndërkohë që pronari pati paguar 154 mijë dollarë në një ankand në fund të viteve 1980.

Në film, kjo piano përdorej nga pianisti Sam, që interpretohej nga Dooley Wilson, për të luajtur këngën “Ndërsa Koha Kalon” gjatë skenave të kujtimeve të personazhit nga një lokal në Paris.

Rick Blaine, i interpretuar nga Humphrey Bogard, reciton vargun e famshëm, ndërsa personazhi i Ingrid Bergman, Ilsa Lund përkulet mbi piano me një gotë shampanjë në dorë.

Shitja e pianos shënon 70-vjetorin e publikimit të klasikut të Luftës së Dytë Botërore, ngjarjet e së cilit janë vendosur në qytetin bregdetar të Marokut, Kasablanka, në atë kohë, pjesë e Afrikës Veriore Franceze të papushtuar.