Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, në një takim me të rinjtë e Tiranës, u shpreh se janë pikërisht ata që duhet të rrëzojnë komunistin e fundit në Europë, duke iu referuar kryeministrit të vendit, Sali Berishës.


“Rinia duhet të largojë nga pushteti komunistin e fundit në Europë. Berisha flet për Prevezën, kur largon Tiranën nga Brukseli; Berisha flet për bashkim kombëtar ditën që na largoi nga Brukseli; Berisha flet për duar të pastra dhe vret në bulevard”, – theksoi Spahiu.

Sipas Spahiut, zgjidhje e vetme është rotacioni politik, e ndërkohë që e vetmja alternativë për këtë sipas tij,  është ajo e Aleancës Kuq e Zi.

“Aleanca Kuqe Zi është e vetmja alternativë politike për të qeverisur vendin jo vetëm nëpërmjet rotacionit, por edhe duke nxjerrë në pension politikanët e vjetër dhe duke rinovuar të gjithë elitën politike dhe atë shtetërore”, – theksoi kreu i AK.


16 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)