Korçë
Drejtoria Arsimore e Korçës nuk ka rezerva të mjaftueshme të lëndës djegëse për përballimin e dimrit të ashpër në rajonin juglindor. Ngrohja në shkolla është tejet e reduktuar, duke bërë të detyrueshme shkurtimin e orëve të mësimit në 15 minuta. Sipas nxënësve, është i pamundur qëndrimi në klasa të ftohta për orë të tëra. Lënda djegëse është shpërndarë që në fillim të nëntorit në shkollat e Korçës, por kaldajat ndizen për pak minuta vetëm në mëngjes. Shkolla “Themistokli Gërmenji”, mësimin e zhvillon me orë 35-minutëshe për arsye të mosngrohjes në masën e duhur të kaldajës. Në lidhje me Rrethin e Ersekës, mësohet se te “Petro Nini Luarasi” dhe “Papa Kristo Negovani”, orët zhvillohen 30-minutëshe, pasi kaldaja nuk ka funksionim shumë të mirë. Dimri i ashpër në qytetin e Korçës, një vit më parë çoi deri në pezullimin e mësimit, ndërkohë që deri tani, Drejtoria Arsimore vetëm ka shkurtuar orët e mësimit. G. A.