Kreu i AK-së e konsideroi Berishës pasardhës të Ramiz Alisë 


Kreu i AK-së deklaroi se qytetarët shqiptarë do ta ndëshkonin së shpejti Berishën


Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, në një takim të zhvilluar dje me të rinj nga Shqipëria dhe Kosova, deklaroi se ky brez duhet të ishte kontribuuesi kryesor për rrëzimin e drejtimit të vendit nga Sali Berisha. “Rinia duhet të largojë nga pushteti komunistin e fundit në Europë. Berisha flet për Prevezën, kur largon Tiranën nga Brukseli; Berisha flet për bashkim kombëtar ditën që na largoi nga Brukseli; Berisha flet për duar të pastra dhe vret në bulevard”, u bëri thirrje Spahiu të rinjve. Ai e konsideroi Berishën si një pasardhës të ish-presidentit Ramiz Alia dhe ndjekës të politikës së komunistëve në Shqipëri. “22 vite më parë, në rrugët e bulevardit ‘Dëshmorët e kombit’ u shfaq njeriu të cilin Sekretari i Parë i Partisë Komuniste, Ramiz Alia, e përzgjodhi për të ngritur artificialisht sistemin pluralist në Shqipëri dhe për të përçarë lëvizjen studentore. Më 10 dhjetor ai do të pritej me fishkëllima mes mijëra studentëve, si njeriu i cili kërkoi që lëvizja studentore të shuhej. Me dhunën dhe dinakërinë e një krokodili politik, ai mundi të shmangte Azem Hajdarin nga kreu i Partisë Demokratike dhe ta përndiqte penalisht e moralisht deri sa ai u vra në mënyrën më mizore në qendër të Tiranës dhe poshtë zyrës së tij”, deklaroi Berisha.