Kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm ditën e sotme në konferencën vjetore të Shoqatës Shqiptare të Turizmit ku ka folur me tone entuziaste për masivizimin turizmit në vendin tonë çka ka ardhur sipas tij për shkak të bukurive natyrore që ofron Shqipëria, por edhe për shkak të politikave liberale të qeverisë nga bizneseve.


Kryeministri theksoi se qeveria ka investuar 2 mld euro në infrastrukturën turistike, ndërsa ka bërë thirrje për promovim të resurseve dhe potencialeve turistike në vend.


“Në një hark kohor të shkurtër nga 2004 deri më Kjo rritje marramendëse ka pasur efekte jashtëzakonisht të rëndësishme në ekonominë e vendit. Është kjo rritje që shndërroi me shpejtësi të madhe turizmin nga një degë e parëndësishme në një ndër degët më kryesore të saj”, u shpreh kryeministri.


Kreu i qeverisë premtoi se qeveria do të vijojë  të investojë për të zhvilluar më shumë edhe turizmin malor për të bërë të mundur edhe uljen e varfërisë në këto zona.


18 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)