Foshnja që shpëtoi falë një palë gërshërëve

Çdo fëmijë që arrin të mbijetojë pas një lindjeje të përkohshme konsiderohet si një mrekulli e Zotit nga çdo prind.

Por për çiftin Kate dhe Renato Douse lindja e vogëlushes së tyre ishte super e veçantë.

Maddalena e vogël është një nga fëmijët më të vegjël të lindur para kohë që ka arritur ndonjëherë që të mbijetojë, dhe kjo falë një palë gërshërëve.

E lindur vetëm 23 javëshe, doktorët ishin të pasigurt nëse ajo do të arrinte të mbijetonte apo nëse duhet të përpiqeshin ta shpëtonin.

Zakonisht për foshnja të lindura kaq herët është shumë e vështirë mbijetesa, por kur mjekët e vunë në peshore ajo tregoi se beja ishte 450 gramë, e cila megjithëse peshë minimale, konsiderohet si e vlefshme për t’u përpjekur për mbijetesë.

Vetëm teksa vajza qëndronte e sigurt tashmë në inkubator, mjekët zbuluan një palë gërshërë të lëna aksidentalisht në peshore, pasi në fakt ajo peshonte vetëm 382 gramë.

Tani që Maddalena ka 6 muaj që është lindur, ka dalë nga spitali Royal Sussex ku mbahej, pasi gëzon shëndet të plotë.

18 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Autor te 18 Dhjetor 2012. Kuriozitete. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry