Presidenti irakien Jalal Talabani ndodhet në gjendje kome, pas një ataku kardiak. Lajmi është bërë i ditur nga website-in i presidentit të Irakut Talabani. Mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar dhe ai po trajtohet për bllokimin e arterieve. Veterani i lëvizjes guerilase Kurde Talabani, është presidenti i parë në Irak nga grupi etnik. Ai ka luftuar me shëndetin vitet e fundit dhe shpesh ka marrë trajtime jashtë vendit.
“Funksionet jetësore janë normale dhe kushtet e shëndetit të tij janë në gjendje të qëndrueshme”,- thuhet në njoftimin e faqes presidenciale. Zyra e presidencës në një njoftim më të hershëm, tha se përpjekjet e Talabanit për të arritur një konsensus sa më të shpejtë në Irak shkaktuan lodhje dhe sforcime që çuan në një emergjencë shëndetësore të presidentit dhe më pas në shtrimin në spital të tij, të hënën në mbrëmje”.
Ushtarët e caktuar në mbrojtje të presidentit, janë pozicionuar përreth Medical City në Bagdad, kryesisht në kompleksin mjekësor ku po trajtohet zoti Talabani. Qeveritarë të ndryshëm dhe politikanë janë parë të hyjnë në spital për të kontrolluar gjendjen shëndetësore të tij. Nasser al-Ani, shefi i stafit të presidentit, tha në një deklaratë për mediat se presidenti tashmë ndodhet në terapi intensive, por gjendja e tij është e qëndrueshme. Jalal Talabani ka jetuar përmes dekadave të konfliktit me qeverinë qendrore dhe grupeve të Kurdëve përfshirë edhe kohën përpara rënies së Saddam Hussein-it. Ai mori presidencën në vitin 2003 dhe së fundmi ka ndërmjetësuar një marrëveshje ndërmjet Bagdadit dhe grupeve Kurde.
18 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)