Dhuratat e Krishtlindjeve për fëmijët nën kujdesin intensiv u vodhën nga një njësi private e spitalit Great Ormond Street. Spitali i “World-Famous London Childrens” zbuloi të hënën që ishin zhdukur mbi 20 pako të mbyllura dhuratash. Dhuratat e blera nga fondi i bamirësisë së spitalit ishin DVD dhe lloje të ndryshme video games.


Inspektori Neal Anderson i policisë kryeqytetase tha: “Të vjedhësh dhuratat për ata fëmijë aq të sëmurë sa nuk mund të jenë në shtëpi për Krishtlindje me familjet e tyre, është përtej çdo besimi.”


Ai gjithashtu tha se do të nxiste hajdutët të përpiqeshin të mendonin për veprimet e tyre dhe të bënin një gjë të mirë duke i kthyer ato. Ndërkohë disa shitës kanë ofruar zëvendësimin e dhuratave të vjedhura.


Një zëdhënëse e spitalit Great Ormond Street tha : “Ne kemi pasur shumë oferta bujare nga individë dhe kompani të ndryshme për të zëvendësuar artikujt që mungonin. Tani ato janë zëvendësuar nga një mbështetës i përhershëm. Faleminderit të gjithëve për shqetësimin dhe mirësinë tuaj.”


Ky spital që është hapur që në vitin 1852 dhe festoi këtë vit përvjetorin e tij të 160-të, ka më tepër se 200 000 pacientë çdo vit.


“Do të doja të ftoja çdo njeri që ka informacion rreth personave përgjegjes, të kontaktojë policinë në mënyrë që ne të përpiqemi të gjejmë dhuratat para Ditës së Krishtlindjeve.”-shtoi zoti Anderson.