Foto IlustruesePolicia e Vlorës arrestoi dje (e hënë) një 35 vjeçar të shpallur në kërkim në Belgjikë i dënuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.


Dhimitraq Luftar Burhanaj, banues në fshatin Ramicë, qe dënuar me 12 vjet burg në vitin 2003 nga Gjykata e Vlorës për një tentativë tjetër vrasjeje të kryer në vitin 1999.


Sipas policisë, “ky shtetas është ekstraduar ditën e djeshme nga Zyra e Interpol Tirana nga Bruksel, Belgjikë”.


(gazeta-shqip.com 18 dhjetor 2012)