Një kambist ka rënë pre e personave të armatosur dhe të maskuar të cilët i kanë zënë pritë kur ka dalë nga shtëpia dhe e kanë plagosur e më pas i kanë grabitur të gjitha paratë që kishte me vete.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kala” të qytetit të Elbasanit, ku 50-vjeçari Xhemal Liçi është qëlluar me pistoletë sapo ka dalë nga banesa e tij, në orët e para të mëngjesit të sotëm.


I plagosuri është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është transportuar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.


Policia ka nisur menjëherë hetimin për të identifikuar dhe kapur autorët e krimit, ndërkohë që ende nuk dihet sasia e parave që kambisti kishte me vete në momentin që u grabit.


19 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)