Foto ilustruese


Një i ri nga Mamurrasi ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Zhej, në aksin Fushë Krujë –Milot. Ngjarja rrugore ka ndodhur mesditën e sotme, kur Ardian Kaçorri, 30 vjeç nga Mamurrasi, ka humbur kontrollin e automjetit që po drejtonte, duke përfunduar në kanal.


Kalimtarët e rastit janë përpjekur ti japin ndihmën e parë, por 30-vjeçari ka ndërruar jetë brenda pak minutash. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet e rastit. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.


19 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)