Në Tripoli sporti është i ndaluar për femrat, madje kjo është çështje të drejtash civile. Ja sesi vajzat e guximshme kanë mposhtur paragjykimet për të çuar para ëndrrën e tyre


Huda Eihab Swidan është 18 vjeçe, i pëlqen karateja dhe po mëson bashkë me shoqet e saj në një palestër në qendër të Tripolit. Nuk do të kishte asgjë të çuditshme në qoftë se në këtë vend sporti nuk do të ishte i ndaluar për femrat, por problemi është se kjo vazhdon të mbetet një çështje të drejtash civile. Në rrugën “Omar Mukthar”, ku tani ndodhet palestra e Huda-s, kohë më parë gjendej një kishë katolike. Vajza më e vogël që e frekuenton këtë palestër është 12 vjeçe. Për dy vjet rresht, Huda ka trokitur çdo ditë në dyert e miqve, të afërmve, politikanëve dhe autoriteteve fetare për t’i bindur që të hapej kjo palestër. Dhe në fund ia doli, por çmimi ishte shumë i lartë. Prej një viti vajza jeton nën kërcënimet dhe kritikat e shtetit. “Ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë, sepse nuk mund të kthehemi pas. Pasionit ynë për karatenë, i ka bërë fytyrat tona të njohura në të gjithë Tripolin”. Ndoshta kjo është siguria e jetës së tyre.


Huda dhe shoqet e saj po punojnë shumë për të përmirësuar performancën e tyre. Pasioni që kanë duhet të japë rezultate maksimale. “Vetëm kështu do të fitojmë respektin e të tjerëve”, pohon ajo. Vajzat e rrugës “Mukthar” janë të dënuara të bëhen atlete profesioniste, por pavarësisht detyrimit, ato e bëjnë me kënaqësi, sepse e kanë pasion. Përdorin forcën dhe vullnetin si “armë” për t’u bërë ballë kundërshtimeve që i rrethojnë. Sot, më shumë se kurrë, janë të vendosura për të ecur përpara. “Allahu nuk ka thënë kurrë gjë kundër grave që e duan sportin. Allahu është me ne dhe i bekon vajzat që bëjnë karate”.


Huda, kur keni filluar të merreni me karate?


Isha dhjetë vjeçe, si të gjitha shoqet e mia të kursit. E kemi nisur të vogla fare këtë lloj sporti.


Gjërat ishin më të lehta me Gadafin në pushtet?


Në një farë mënyre po, sepse atij i pëlqente kjo zgjedhje që kishim bërë. Kështu të paktën thuhej nga autoritetet. Sipas tij, zgjedhja jonë kishte motive politike. Karateja të bën të fortë dhe ne do të mbrojmë vendin. Kjo ka qenë motoja jonë, edhe pse asnjëra prej nesh nuk ka menduar kurrë të bëhet pjesë e milicisë ose e Gardës Kombëtare apo e kujtdo trupe tjetër të armatosur që ishte më parë në Libi.


Sot në Libinë myslimane, sporti nuk shihet si një aktivitet i përshtatshëm për gjininë femërore…


Mundja, artet marciale në veçanti, kritikohen ashpër në publik nëse përdoren nga gratë. Sporti është punë burrash.


Cila është kritika më e zakonshme?


Karateja i bën muskujt më elastikë dhe jashtëzakonisht të fortë. Muskujt duhet t’i kenë burrat, jo vajzat.


Sot në Tripoli ka tri qendra sportive për vajza të arteve marciale. Ky mund të konsiderohet sukses?


Derisa palestrat të frekuentohen nga femrat, po. Ky do të jetë vërtet sukses. Deri tani shkollat publike nuk kanë probleme që të organizojnë krose sportive për vajzat. Problemi shfaqet kur e mbështet, e financon dhe solidarizohesh me një shkollë publike në Libi.


Për momentin ju mbeteni një gjë e rrallë…


Pjesa më e madhe e femrave, kur martohen heqin dorë nga sporti, sepse detyrohen nga bashkëshortët.


Në qoftë se shoqëritë arabe do ta spostojnë imazhin e gruas te pozicionet islamike, mendoni se do ta keni punën pisk?


Kjo shoqëri, vetëm për këtë mund të flas nuk di ç’të them për të tjerat, është e ndarë më dysh. Për gjysmën e shoqërisë emancipimi i gruas është më se normale. Për gjysmën tjetër natyrisht, vlen e kundërta. Gruaja nuk është në gjendje as të marrë vendime dhe as të ketë një jetë autonome. Përveç kësaj, duhet të qëndrojë në shtëpi, madje edhe me forcë nëse është e nevojshme.


 


Dom


Për dy vjet rresht, Huda ka trokitur çdo ditë në dyert e miqve, të afërmve, politikanëve dhe autoriteteve fetare për t’i bindur që të hapej kjo palestër


Vajzat përdorin forcën dhe vullnetin si “armë” për t’u bërë ballë kundërshtimeve që i rrethojnë


 


Detaj


Bindja – Autoritetet mendojnë se karateja i bën muskujt më elastikë dhe jashtëzakonisht të fortë. Muskujt duhet t’i kenë burrat, jo vajzat


Guximi – “Ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë, sepse nuk mund të kthehemi pas. Pasionit ynë për karatenë, i ka bërë fytyrat tona të njohura në të gjithë Tripolin”